Home / Lajme / Maqedoni / 87 vjeçari nga Tetova, lëndohet rëndë duke rënë nga kulmi i shtëpisë

87 vjeçari nga Tetova, lëndohet rëndë duke rënë nga kulmi i shtëpisë

12 tetor-Atë e kanë parë të afërmit e tij, të cilët kanë thirr ekipin e emergjencës, e cila së shpejti ka arritur dhe të personin Q.S e kanë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas trajtimit ai urgjentisht është transferuar në klinikat në Shkup, tha Josifovsk

87 vjeçari Q.S nga Tetova pësoi dëmtime të rënda dje pas orës rreth 7:30 minuta ka ra nga kulmi i shtëpisë nga një lartësi prej rreth dy metra e gjysmë, njoftoi sot zëdhënësi i policisë në Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas tij, i moshuari ka ndërruar qermaide mbi çatinë e shtëpisë së tij të vjetër në rrugën “Murat Baftijari” në Tetovë, ku në rrethana deri më tani të panjohura ka humbur ekuilibrin e tij dhe ka ra në tokë.

Atë e kanë parë të afërmit e tij, të cilët kanë thirr ekipin e emergjencës, e cila së shpejti ka arritur dhe të personin Q.S e kanë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas trajtimit ai urgjentisht është transferuar në klinikat në Shkup, tha Josifovski.

Me autorizim të prokurorit publik në vendin e ngjarjes është inspektuar nga ekipi i policisë së SPB- Tetovë dhe janë duke punuar në përcaktimin e shkaqeve, rrethanat dhe çdo gjë tjetër lidhur me rastin

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *