Home / Lajme / Maqedoni / Abetarja unike/ ADEMI: Presim deri në fundvit të miratohet ligji. Nuk pres ndonjë rezistencë politike

Abetarja unike/ ADEMI: Presim deri në fundvit të miratohet ligji. Nuk pres ndonjë rezistencë politike

01 TETOR – Marrëveshja për shfrytëzimin e abetares unike, për nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Luginë të Preshevës, ende nuk po zbatohet në Maqedoni.

Marrëveshja për shfrytëzimin e abetares unike, për nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Luginë të Preshevës, ende nuk po zbatohet në Maqedoni. Kjo ngecje, sipas ministrit të arsimit në Maqedoni Abdilaqim Ademi, është bërë për shkak se nuk është arritur të përgatitet ligji për tekstet e shkollore, që abetarja të futet në sistemin arsimor të Maqedonisë. Ministri i Arsimit thotë se një ligj i tillë do të miratohet pas një periudhë më të gjatë, pasi që duhet kalojë në disa procedura.

“Procedurat janë më të gjata, duhet të kalojnë edhe ne Qeveri pastaj edhe në parlament, e shpresojmë deri në fund të këtij viti do të mund të miratohet ligji dhe të fillojnë procedurat për përpilimin e të njëjtëve”, tha Ademi.

Ministri Ademi gjithashtu shtoi se bëhet fjalë për mësimin e shkronjave alfabetit të gjuhës shqipe, dhe se nuk duhet pasur pengesë për përdorimin e kësaj abetareje.

“Nuk duhet të hasë në problem të tillë, sepse bëhet fjalë për tekst të unifikuar, tekst për abetaren, që nuk ka përmbajtje ta thuaja problematike, sepse këtu bëhet fjalë për mësimin e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, që gjithë shqiptarët e kanë një alfabet, një specifikë e kështu me radhë, e nuk pres ose të ketë ndonjë problem dhe ndonjë rezistencë politike”, thekson Ademi.

Ministri Ademi shtoi se do të bashkëpunohet për arsim të lartë veçanërisht për drejtime deficitare me Shqipërinë, kurse me Kosovën, do bëjnë shkëmbimin e studentëve ku është nënshkruar plani ekzekutiv njëvjeçar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *