Home / Lajme / Rajon / Aksidentohen dy automjete me tifozë

Aksidentohen dy automjete me tifozë

08 Tetor – Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor paraditen e sotme, në të dalë të qytetit të Vlorës.

Në këto automjete udhëtonin tifozë shqiptarë, pasi në parakolpin e makinave kishin vendosur flamurin kuqezi për ndeshjen e shumëpritur që zhvillohet sot në Elbasan.

Njëri prej automjeteve përfundoi jashtë rruge, ndërsa tjetri i kthyer përmbys. Si pasojë mbetën të plagosur lehtë pasagjerët e dy automjeteve. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *