Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në “Lagjen e Trimave, bastiset shtëpia e Riza Jonuzit

Aksion policor në “Lagjen e Trimave, bastiset shtëpia e Riza Jonuzit

28 tetor-
Familjarët e Rizait të shqetësuar, thanë se, forca të mëdha policia në orët e para të mëngjesit respektivisht rreth orës 5 të mëngjesit, nën pretekstin se po e kërkojnë Riza Jonuzin, e kanë bastisur shtëpinë e tij, duke e bllokuar në këtë mënyrë “lagjen e Trimave”.

Gazeta “Lajm” njofton se një aksion i madh policor i shoqëruar me forca të mëdha policie, i ka zgjuar sërish banorët e “Lagjes së Trimave”, në Kumanovë. Në fakt, sipas dëshmitarëve okularë por edhe familjarëve të familjes Jonuzi, në shënjestër ka qenë shtëpia e Riza Jonuzit, emri i të cilit u lakua shumë, gjatë incidntit të armatosur të Kumanovës, që ndodhi më 9 dhe 10 maj të këtij viti, pikërisht në “Lagjen e Trimave”.

Familjarët e Rizait të shqetësuar, thanë se, forca të mëdha policia në orët e para të mëngjesit respektivisht rreth orës 5 të mëngjesit, nën pretekstin se po e kërkojnë Riza Jonuzin, e kanë bastisur shtëpinë e tij, duke e bllokuar në këtë mënyrë “lagjen e Trimave”.

Banorët e lagjes janë shqetësuar dhe frikësuar tejmase, duke i pasur parasysh skenat e incidentit të armatosur të pak muajve më parë. Përvec alarmimit të mediave, ata nuk kanë patur kujt t’i drejtohen. Ata pyesin se pse pikërisht tani, kur po dështojnë bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos, po ndërmerren të tilla aksione, pa ndonjë shkak.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *