Home / Lajme / Maqedoni / Aksioni Rufeja:Arrestohen 7 persona (VIDEO)

Aksioni Rufeja:Arrestohen 7 persona (VIDEO)

15 tetor – Sipas policisë, personat e arrestuar nuk kanë qenë pjesë e grupit dhe luftimeve në Lagjen e Trimave, por në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar qarkullimin dhe vendosjen e tyre në Kumanovë dhe në aksionin e Gushincës.

Policia ka arrestuar sot 7 persona në aksionin policor “Rrufeja”, për të cilët thotë se ka dyshime se ka ndihmuar grupin e Kumanovës. Sipas policisë, personat e arrestuar nuk kanë qenë pjesë e grupit dhe luftimeve në Lagjen e Trimave, por në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar qarkullimin dhe vendosjen e tyre në Kumanovë dhe në aksionin e Gushincës.

Mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në 5 lokacione në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, ndërsa janë gjetur pushkë gjuetie, një pistoletë dhe uniforma të UÇK-së. Ndaj të arrestuarve janë ngritur padi penale për vepra terroriste ndërkohë që nga Prokuroria publike kanë propozuar masën e paraburgimit.

Policia e cilësoi aksionin si të suksesshëm dhe pa asnjë incident të vetëm, duke mos komentuar informatat se ka pasur të shtëna gjatë ditës. Të arrestuarit janë të njohur për policinë edhe për vepra të mëparshme kriminale.

Familja Arifi ka qenë caku i aksionit policor që u zhvillua sot në fshatin Brezë të Shkupit. Policia ka bastisur shtëpinë e tyre dhe ka vënë në pranga 20 vjeçarin E.A. nën dyshimet si bashkëpunëtor i grupit të Kumanovës.Gjatë bastisjes polica ka shtënë me armë, thonë familjarët, ndërsa më pas i kanë mbledhur plumbat dhe gëzhojat. Nën pranga ka përfunduar edhe F.O. nga fshati Malinë i biri i Sulejman Osmanit, i njohur për opinionin.Derisa në fshatin Hotël të Likovës, u bastisën dy shtëpi tjera dhe u arrestuan dy persona. Siç mësohet, njërit nga të arrestuarit i është gjetur armë pa leje e tipit kallashnikov. Në mesin e të arrestuarëve në aksionin e sotëm policor është edhe Ibrahim Murtezani-Komandant Haraçina, kanë njoftuar miq të afërt të tij. Informacionin e kanë konfirmuar edhe familjarë të Murtezanit, i cili ndryshe është në gjendje të invalidizuar dhe lëviz me karrocë.

Nga Prokuroria njoftojnë se deri te gjykatësi nga hetimi paraprak është dorëzuar propozim për arrestimin e 7-të të dyshuarve.

“Në bazë të analizës nga argumentet e deritanishme nga hetimi në lidhje me ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen kumanovare “Lagja e Trimave”, prokurori kompetent për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka dhënë urdhër për aplikimin e procedurës edhe për 7 persona. Të dyshuarit, për veprën penale organizatë terroriste dhe terrorizëm dalin para gjykatësit të procedurës së mëparshme. Prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës së mëparshme ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës paraburgim” thuhet në kumtesën e shkurt të Prokurorisë Publike.

Shërbimet e sigurisë së Maqedonisë kanë ndezur alarmin e rrezikut nga ndonjë hakmarrje për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Pas vizitës që komisioni për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë, i ka bërë Agjencisë për zbulim, deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski tha se drejtori i kësaj agjencie i ka njoftuar deputetët për rreziqet e tilla nga sfera e sigurisë dhe se janë alarmuar edhe vendet fqinjë.

“Ekzistojnë rreziqe të caktuara që lidhen me disa ngjarje apo ndërhyrje të mëparshme nga sfera e sigurisë dhe rreziqe të mundshme për aksione që do të ishin si revanshizëm ndaj ngjarjeve të tilla të sigurisë në periudhën e kaluar. Por për këto rreziqe janë alarmuar të gjitha institucionet kompetente, si edhe shërbimet rajonale dhe partnere nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Vlerësojmë se agjencia po bën maksimumin për të parandaluar çfarëdolloj përshkallëzimi që kanë të bëjnë me rreziqet në aspekt të sigurisë”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *