Home / Lajme / Maqedoni / Aktori Adrian Aziri kthehet me çmim nga festivali i Dibrës

Aktori Adrian Aziri kthehet me çmim nga festivali i Dibrës

22 Tetor – Mbrëmë në Dibër është mbyllur edicioni i 14-të i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me ç’rast u bë edhe ndarja e çmimeve të festivalit.

Aktori tetovar Adrian Aziri edhe këtë vit fitoi një çmim, atë të Aktorit më të mirë Joprotagonist luajtur në shfaqen “Kuzhinat” të Teatrit të Tetovës. Poashtu edhe Sabina Memishi nga shfaqja “Kuzhinat” fitoi çmim si aktore më e mirë Joprotagoniste.

Ndryshe shfaqja më e mirë në këtë festival u zgjodh shfaqja “THE BOUNCERS” të teatrit shqiptar të Kumanovës, ndërsa çmimin për rol kryesor i takoi aktorit Afrim Kasapolli me shfaqjen “Auddienca”.

Ndryshe aktori Adrian Aziri nga Teatri i Tetovës me shfaqjen “ART” është pjesë Festivalit të Teatrove “Ferizaj 2015” që po mbahet në Ferizaj, Kosovë prej 21-27 Tetor 2015.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *