Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti: Mu duk sikur jam para defilimit të UÇK-së

Ali Ahmeti: Mu duk sikur jam para defilimit të UÇK-së

18 Tetor – Bdi bën përgatitje për zgjedhjet e 2016 .

Kur ju pashë më herët kaq mirë të organizuar dhe kaq shumë të përkushtuar mu duk se jam para defilimit të ndonjë nga ushtritë më të disciplinuara të botës dhe se ç’mu rikthyen kujtimet dhe nostalgjia e ushtrive tona.

Jam këtu para mbi 1 mijë anëtarë të Shtabit qendror dhe atij komunal, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

“Po bëhemi gati për betëjen zgjedhore për të dalë fitimtarë në garën që po na ofrohet. Strukturat e partisë shtrihen në terren kudo në 6 zonat zgjedhore pa harruar edhe diasporën. Anëtarësia jonë është e larmishme dhe gjithëpërfshirëse, ka gra, bura, të rinj, të moshuar”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai në fjalën e tij të fundit u ka uruar shefave të shtabeve komunal marrjen e detyrës, duke theksuar se BDI-ja po shkon nga fitorja në fitore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *