Home / Lajme / Maqedoni / Ambasada amerikane: Ligji i bombave të shqyrtohet nga grupet punuese (VIDEO)

Ambasada amerikane: Ligji i bombave të shqyrtohet nga grupet punuese (VIDEO)

Shkup, 07 Tetor – ëto ligje hapin çështje serioze në lidhje me lirinë e të shprehurit, të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe qeverisjen e mirë, që të gjithë së bashku duhet të adresohen në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Maqedonisë’, thuhet në qëndrimin e Ambasadës amerikane.

Ambasada e SHBA-së u përgjigj se çfarë mendon për ligjin e propozuar i cili ndalon çfarëdo publikimi të mëtutjeshëm të bombave tashmë të zbardhura. ‘Grupi i punës për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos mbrëmë arriti përparim për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe u dakordua që sot përsëri t’i vazhdojë bisedimet. Partitë gjithashtu arritën marrëveshje që çështjen për inkriminimin e propozuar të publikimit të informacioneve që janë marrë ilegalisht ta ngritin në Grupin e punës, të shqyrtojnë zgjidhje të tillë të mundshme ligjore në pako me zgjidhjen ligjore për mbrojtjen e të ashtuquajturve “informatorë” dhe këto çështje t’i zgjidhin para 20 tetorit. Këto ligje hapin çështje serioze në lidhje me lirinë e të shprehurit, të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe qeverisjen e mirë, që të gjithë së bashku duhet të adresohen në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Maqedonisë’, thuhet në qëndrimin e Ambasadës amerikane.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *