Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen bashkëpunëtorët e grupit të Lagjes së Trimave

Arrestohen bashkëpunëtorët e grupit të Lagjes së Trimave

15 tetor-
Sipas MPB-së, kontrollet bëhen në Shkup dhe Kumanovë. Veçmë janë arrestuar disa persona të cilët do të nxirren para gjykatësit kompetent.Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë paralajmëroi më tepër detaje gjatë ditës

MPB e Maqedonisë herët në mëngjes zbatoi aksion në të cilin u arrestuan bashkëpunëtorët lidhur me grupin e armatosur të Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Sipas MPB-së, kontrollet bëhen në Shkup dhe Kumanovë. Veçmë janë arrestuar disa persona të cilët do të nxirren para gjykatësit kompetent.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë paralajmëroi më tepër detaje gjatë ditës.

Në aksionin e majit të këtij viti në Lagjen e Tirmave në Kumanovë, jetën e humbën tetë policë, ndërsa tridhjetë të tjerë ishin lënduar. Gjithashtu u vranë dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa 30 u dorëzuan dhe kundër tyre është ngritur procedurë gjyqësore.
Sot në orët e hershme të mëngjesit forcat policore maqedonase kanë ndërmarrë një aksion të madh në malësinë e Kumanovës.

Aksion policor në fshatin Brezë

Forca të shumta policore të shoqëruara me autoblinda kanë kaluar nëpër fshatrat e komunës së Likovës për të përfunduar në fshatin Brezë. Banorë të fshatit për portalin tonë njoftuan se i tërë fshati është i rrethuar nga forcat policore dhe se ka edhe banorë të arrestuar. ata mbahen të prangosur jashtë shtëpive të tyre. MPB ende nuk ka njoftuar për çfarë aksioni bëhet fjalë. Detaje priten gjatë ditës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *