Home / Lajme / Rajon / Arrestohet pastaj lirohet Albrin Kurti (VIDEO)

Arrestohet pastaj lirohet Albrin Kurti (VIDEO)

Kosovë, 13 Tetor – Isha në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë, dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti.

Gazi lotsjellës që hodhi në seancën e fundit plenare i ka kushtuar ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti disa orë burg. Policia e Kosovës mbrëmjen e të hënës rreth orës 10:00 ka ndaluar Albin Kurtin si dhe deputetin tjetër Glauk Konjufca në autostradën Ferizaj – Prishtinë. Por pas këtij arrestimi, aktivistët e Vetëvendosjes u derdhën para policisë së Prishtinës për të kërkuar lirimin e tij.Situata është përshkallëzuar në dhunë, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë. Kundërpërgjigjia e policisë ishte e ashpër, ndërsa të dyja palët përfunduan në përleshje. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm njofton se mbrëmë në Klinikën Emergjente ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 15 persona si pasojë e lëndimeve që kanë marrë në përleshjen e mbrëmshme.Lëndimet kanë qenë kryesisht të ekstremiteteve të poshtme dhe gërvishtje në fytyrë dhe asnjëri nga të lënduarit nuk ka qenë në rrezik jete.Të lënduarit janë nga Prishtina, Ferizaj, Obiliqi, Lipjani, Prizreni, Malisheva dhe Vushtrria.14 nga të lënduarit kanë qenë polic përderisa 1 qytetar. Të gjithë të lënduarit pas ndihmës mjekësore dhe trajtimit në kudër të Klinikës Emergjente janë liruar për në shtëpi.

Duke parë që situate po degradonte autoritetet kosovare kanë liruar deputetin Albin Kurti. Para aktivistëve VV-së ai ka deklarruar se arrestimi i tij ishte politik.

“Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë, dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti.

“As aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka thënë Kurti, teksa ka inkurajuar të mbledhurit aty që të mos të ndalen së protestuari.

“Nuk kam pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të këtyre hetuesve”, ka thënë Kurti.

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësime për situatën e tensionuar dhe veprimet jodemokratike që po përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.PDK konstatoi se kufizimi i punës normale në institucione demokratike dhe përdorimi i dhunës në këto institucione apo edhe jashtë tyre, sikur ndodhi mbrëmë, nuk përkojnë me veprimet politike që duhen të përdoren në një shtet demokratik ndaj institucioneve demokratike dhe shtetëroreQeveria e Republikës së Kosovës përmes një kumtese për media shpreh shqetësim dhe keqardhje për siç thuhet dhunën që grupe militantësh të partive opozitare kanë ushtruar një natë më parë mbi Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kushtetuese, duke lënduar rëndë disa zyrtarë policorë, duke shkaktuar dëme në objekte publike e private dhe duke krijuar shqetësim te qytetarët.Më tej në reagim thuhet se aktet e skajshme vandale që u manifestuan gjatë protestës së dhunshme të thirrur dhe të drejtuar nga udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të përkrahur nga partitë tjera opozitare, cenon rendin dhe ligjin, punën e organeve të pavarura shtetërore si dhe interesat madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *