Home / Lajme / Rajon / Arrestohet për armëmbajtje pa leje, Ballist Morina (VIDEO)

Arrestohet për armëmbajtje pa leje, Ballist Morina (VIDEO)

Tiranë, 07 Tetor – Një ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi, Ismail Morina, të njohur si Ballisti, është arrestuar në Tiranë.

Efektivët e Komisariatit numër 1 në Tiranë kanë ndaluar mëngjesin e sotëm 4 persona mes tyre edhe Ismail Morinën, i njohur si Ballist Morina.

Sipas burimeve zyrtare gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, që drejtohej nga Morina, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila ka rezultuar pa leje.

Bashkë me Ballistin janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit numër 1 në kryeqytet.

Policia bën të ditur se në automjetin e Morinës janë gjetur 30 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi dhe disa broshura. Ndërkohë që sipas bluve, Ismail Morina ka deklaruar se armën e mbante për vetëmbrojtje. Tre personat e tjerë të ndaluar akuzohen për moskallëzim krimi.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *