Home / Lajme / Maqedoni / Auto-Shkollat kundër ndryshimeve të reja (VIDEO)

Auto-Shkollat kundër ndryshimeve të reja (VIDEO)

Tetovë, 20 Tetor – “Ne nuk pajtohemi dhe nuk është e logjikshme, që të jesh ligjërues dhe t`i kesh të gjitha kategoritë prej A deri në D, kur ne si Auto-Shkollë pra Zebra, kemi leje për punë vetëm për kategoritë B dhe C, thonë në auto-shkollën Zebra në Tetovë.

Ndryshimet që parashihen në ligjin për funksionimin e Auto –Shkollave në Maqedoni kundërshtohet nga ana e pronarëve të Auto-Shkollave në Tetovë.

Ndryshimet nuk janë të përshtatshm,e gjegjësisht ata kontestojnë pjesën në përgatitjet profesionale të ligjëruesve, njofton Televizioni Koha.

Ndryshimet parashohin që ligjëruesit në Auto–Shkolla të kenë të kryer fakultet edhe atë nuk janë të përfshira të gjitha, por fakultetet teknike, ai juridik, pranohet edhe akademia pedagogjike e vjetër, si dhe fakulteti i komunikacionit. Krahas kësaj ligjëruesi ose ndryshe instruktori duhet që të jetë i pajisur me të gjitha kategoritë nga A deri në D.

Pikërisht në këtë pjesë kundërshtohen ndryshimet pasi që sipas pronarëve të Auto Shkollave për Televizionin Koha thanë se nuk duhet të jetë e detyrueshme që instruktorët të kenë të gjitha kategoritë, pasi që auto-shkolla është vetëm për kategoritë B dhe C.

“Ne nuk pajtohemi dhe nuk është e logjikshme, që të jesh ligjërues dhe t`i kesh të gjitha kategoritë prej A deri në D, kur ne si Auto-Shkollë pra Zebra, kemi leje për punë vetëm për kategoritë B dhe C. Kjo na tangon edhe neve por edhe pjesën dërmuese të pronarëve të Auto-Shkollave pasi që shumë pak i kanë të gjitha kategoritë që të jenë ligjërues. Problematika është se pranohen vetëm katër fakultete adekuate, gjegjësisht, jurist, drejtimi i komunikacionit por nuk janë të përfshira të gjitha fakultetet teknike, pedagogjia e përgjithshme, ose akademi policore. Kemi bërë vërejtje edhe përmes shoqatës por kjo ka hasur në vesh të shurdhër.Besoj se një numër i madh i instruktorëve nuk do t`i plotësojnë këto kushte”, tha Ali Halili, nga Auto-Shkolla Zebra, raporton Televizioni Koha.

Krahas kësaj problem në vete është edhe një problem tjetër është se nga auto-shkollat kërkohet që të kenë parkingun e tyre ndërsa, duhet që veturat dhe mësojtoret të jenë të jenë të pajisura me kamera. Poashtue dhe testi provues do të jetë në formë elektronike.

”Vetura çdo herë duhet të jetë e parkuar dhe vetëm kur ka orë kandidati duhet që të lëvizet vetura, në ato do të duhet të ketë të instaluara kamera, poashtu edhe n mësonjtore do të duhet të ketë kamera si dhe testi provues do të jetë në formë elektronike”, tha ai, transmeton Televizioni Koha

Në ndryshimet e reja për funksionimin e auto-shkollave , pronarët e këtyre të fundit kanë kërkuar që çmimi të jetë më i ulët, pasi që sipas tyre pagesa prej 500 eurove për regjistrim në auto-shkolla është shumë e lartë në krahasim me rrogën mesatare në vend. Ata shpresojnë se vërejtjet e tyre do të meren parasysh para se ligji të kalojë në kuvend. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *