Home / Lajme / Maqedoni / “Ballistët” organizuan peticion për lirimin e Ismail Morinës (VIDEO)

“Ballistët” organizuan peticion për lirimin e Ismail Morinës (VIDEO)

Tetovë, 13 Tetor – Grupit i tifozëve Ballistët nga Tetova organizon peticion me moton “Liri për Ballist Morinën”.

Me moton “Liri për Ballist Morinën” grupit i tifozëve Ballistët nga Tetova, në qendër të Tetovës organizon peticion, ku ftojnë qytetarët e Tetovës, për të iu bashkangjitur nismës së tyre në grumbullimin e nënshkrimeve për lirimin nga burgu të Ballist Morinës tifozit të kombëtares shqiptare, që u arrestua më 7 tetor nga policia e shtetit shqiptar për armëmbajtje pa leje. Sipas tifozëve “Ballistët” Ismail Morina I njohur si Ballist Morina padrejtësisht mbahet në burg sepse arma që policia e shtetit shqiptar gjeti në veturën e tij mbaheshte nga ai për çështje sigurie pas asaj që ai bëri në Beograd.

Me anë të këtij peticioni tifozët grupi I tifozëve Ballistët ju bën thirje organeve kompetente të shtetit shqiptar që menjëherë të lirojnë nga burgu Ballist Morinën tifozin e flaktë të kombëtares shqiptare I cili me gjestin e tij që bëri në Beograd, ku ngriti dronin me flamurin e shqipërisë së madhe dhena bëri të gjithëve krenarw, thonw organizatorwt e peticionit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *