Home / Lajme / Maqedoni / BDI me strategji te re ose krize reale

BDI me strategji te re ose krize reale

11 Tetor – Dy grupe të ndryshme politike, kryesisht ish-funksinarë të qeverive të kaluara, të cilët dëshirojnë të sfidojnë veten në zgjedhjet e prillit 2016.

Kjo është dilema që buron nga spekulimet mbi levizjet perbrenda BDI-së, qe paralajmerojne themelimin e partive te reja politike nga ana e anetareve te BDI. Kjo mundesi si duket posaçërisht vie në shprehje në Shkup dhe Degën e Cairit, për të cilën edhe ashtu të informuarit konsiderojne se eshte parti ne vete, madje dhe jashtë kontrolit të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Po të njëjtat burime konsiderojne se themelimi i UNITET-it është me qëllim të dyfisht – të parandalohet ikja e votuesve drejt partive te reja dhe njekohesisht, dobesim i Klanit te Beqir Hasanit dhe favorizim i kuadrove nga Shkupi, të afërmëve me Ali Ahmetin dhe VMRO-DPMNE. Për një mundësi të këtillë po paralajmërojnë tanimë disa itë me radhë mediat pro-qeveritare ne gjuhen shqipe.

Mania partiake – politike si duket i ka kapluar tmerrësisht shqiptarët e Maqedonisë. Të gjithë duan të jenë liderë dhe faktorë politikë, dhe tani me t’u afruar zgjedhjet, të gjithë dëshirojnë të promovohen dhe të provojnë “peshën” e tyre te elektorati.

Burime të Agjencisë “Zhurnal”, ekskluzive paralajmërojnë lëvizjet e shpeshta në terren, të cilat së shpejti do të rezultojnë me formimin e së paku edhe dy partive të reja politike.

Sipas këtyre burimeve. bartësit e këtyre iniciativave janë dy grupe të ndryshme politike, kryesisht ish-funksinarë të qeverive të kaluara, të cilët dëshirojnë të sfidojnë veten në zgjedhjet e prillit 2016.

“Shërbime të ndryshme antishqiptare me kohë kishin bërë agjendën e përçarjes së trupit votues shqiptar, duke luajtur në kartën “një qytet – një parti”. Tani gati se shumica e qyteteve shqiptare të Maqedonisë, kanë bërë nga një parti politike, përkatësisht nga një Kryetar, kurse tani po bëhen përpjekje edhe për parti dhe kryetarë të dytë”, thonë burimet tona, njofton Zhurnal.

Duhet theksuar se vetëm në periudhën e fundit dolën në skenë disa parti të reja dhe të vogla politike, disa nga të cilat madje parapëlqyen të quhen lëvizje, si Lëvizja Besa, Lëvizja për Reforma të PDSH-së, Partia Uniteti. Kohë më parë u “ringjall” edhe PPD-ja, kurse vazhdon funksionimin RDK-ja,

“Të gjitha këto parti të vogla deklarativisht synojnë të sfidojnë dy partitë më të mëdha parlamentare, BDI-në dhe PDSH-në, por në të vërtetë lufta e tyre politike si duket do të bëhet për “gëlltitjen” e njëra-tjetrës dhe për defaktorizimin e shqiptarëve”, pohojnë burimet, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *