Home / Lajme / Maqedoni / BDI mirëpret kritikat e funksionarëve (VIDEO)

BDI mirëpret kritikat e funksionarëve (VIDEO)

Tetovë, 21 Tetor – Thirrjet e Ermira Mehmetit për reforma urgjente në partinë shqiptare në pushtet, BDI i ka vlerësuar si zhvillime demokratike që shkojnë në të mirën e partisë.

Shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri thotë se BDI tanimë ka hapur dyert për kuadro të reja.

“Mendimi im persona është se deklaratat dhe mospajtimet duhet të jepen në organet qëndrore të partisë, megjithatë çdo politikan dhe funksionarë ka të drejtë të sillet ashtu siç mendon vetë se duhet. Përndryshe edhe opinion ishte dëshmitarë se në manifestimin e së dielës, të gjitha fytrat e reja që u promovuan, dëshmuan se BDI është e gatshme të hap vend për kuadro të reja, ta kyç rininë dhe rinia në fakt të jetë figura qendrore që do ti bart të gjitha procese dhe politikat e BDI-së aty ku janë politikat dhe planet e BDI-së”, u shpreh Bekim Neziri, shef i shtabit të BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër për grisjen e billbordeve të BDI-së në Kumanovë, Neziri gishtin e ka drejtuar kah oponentët politik.

“Kjo pyetje nuk është për ne por për ato që i kanë grisur billbordet. BDI po bën fushatë evropiane dhe nuk do ti grisnim billbordet tona. Ma mer mendja se oponentët, pa dallim nëse janë në bllokun shqiptarë ose maqedonas, në vend që të ofrojnë platform dhe zgjidhje merren me grisje të billbordeve”, deklaroi Bekim Neziri, shef i shtabit të BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Bilbordet me mbishkrimin “Fillojmë” një ditë më parë u grisën në qytetin e Kumanovës. Nuk dihen ende autorët e këtij veprimi, por mendohet të jetë vepër e një grupi të rinjsh nga ky qytet. Ditë më parë në praninë e vetë udhëheqësve kryesorë të BDI-së, në homazhet për Isa Likën, deputeti Rafiz Haliti kërkoi më shumë përkushtim nga funskionarë, duke nënvizuar se edhe pse luftërat shqiptarët i fitojnë megjithatë betejat në tavolinë i kanë humbur.

Pas shumë thirrjeve për reforma në BDI, disa gra të forumit të gruas së BDI-së kanë kërkuar edhe reformat në Forumin e Gruas në BDI. Më tej në këtë reagim thonë se këto janë ato gjashtë muaj në të cilët ne duhet të shikojmë një energji të re, një dinamikë të re, një ofertë politike e cila do të jetë shumë ma e mirë që të rikthejnë besimin e gruas, se kjo është ajo BDI që di dhe mundet të menaxhojë me gruan Shqiptare, Forumi i gruas i Bashkimini Demokratik për integrim ka nevojë për me shumë, prandaj reforma edhe në forumin e gruas. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *