Home / Lajme / Maqedoni / BDI – PDSH:Të vazhdojë dialogu (VIDEO)

BDI – PDSH:Të vazhdojë dialogu (VIDEO)

Tetovë, 15 Tetor – Pas paralajmërimit nga ana e LSDM-së se do të braktisë bisedimet politike mes katër partive politike sot kanë reaguar partitë shqiptare pdsH dhe BDI.

Me këtë rast, Partia Demokratike Shqiptare nënvizon se vazhdon ta mbështes marrëveshjen e 2 qershorit / 15 korrikut, si dhe dialogun e grupeve të punës. Apelojmë që sa më shpejtë të tejkalohen mosmarrëveshjet lidhur me Prokuroren Speciale dhe Këshillin e prokurorëve publik. Njëkohësisht presim që me shumë seriozitet të vazhdojë dialogu për marrëdhëniet ndëretnike dhe për përshpejtimin e integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim shpreson që Këshilli i prokurorëve publik në bashkëpunim me Prokuroren Speciale do të tejkalojnë situatën e krijuar dje, me mirëkuptim të ndërsjellë dhe do të veprojnë në përputhje me Ligjin për prokuror special të cilin e miratuan partitë më të mëdha në vend me 111 vota për. Njëkohësisht, dialogu politik në kuadër të grupeve të punës midis katër partive më të mëdha politike, duhet të vijoj sa më parë në drejtim të përmbylljes së çështjeve të tjera të hapur”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *