Home / Lajme / Maqedoni / Bejli:Të respektohen afatet e marrëveshjes (VIDEO)

Bejli:Të respektohen afatet e marrëveshjes (VIDEO)

Shkup, 15 Tetor – “Proceset e tjera në grupet e punës duhet të vazhdojnë. Ka punë shumë të rëndësishme për të bërë por vetëm pak kohë”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli kërkoi sigurimin e burimeve të nevojshme për funksionimin e Prokurorisë Speciale. Një ditë pasi Këshilli i Prokurorëve miratoi vetëm gjysmën e ekipit të propozuar nga Katica Janeva, ambasadori amerikan kujtoi se zgjedhja e Prokurores Speciale ishte vendim unanim i 108 deputetëve të parlamentit dhe 4 partive kryesore që udhëheqin bisedimet për daljen nga kriza.

Diplomati amerikan theksoi se ofrimi i burimeve të nevojshme është kyçe për funksionin e pavarur të Prokurorisë speciale dhe hetimin e rasteve nga komunikimet e përgjuara.

“Dua të theksoj se 108 përfaqësues të parlamentit, 4 partitë, Këshilli i Prokurorëve e zgjodhën atë në mënyrë unanime, për shkak të profesionalizmit të saj dhe drejtësisë. Prandaj mendoj se duhet t’i ofrohen burimet e nevojshme që të mund të realizojë punën e saj. Është shumë e rëndësishme që të zhvillohet një proces i besueshëm dhe i pavarur gjyqësor për çështjet që dolën në pah nga telefonatat e përgjuara. Kjo është shumë e rëndësishme për të ndihmuar Maqedoninë të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendet”, tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së.

Pa dashur të komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë braktisjen e bisedimeve nga LSDM-ja një ditë më parë, për shkak të situatës së krijuar mes Këshillit të Prokurorisë Publike dhe Prokurores Speciale, ambasadori amerikan Bejli theksoi se grupet e punës duhet t’i përmbahen afateve.

“Proceset e tjera në grupet e punës duhet të vazhdojnë. Ka punë shumë të rëndësishme për të bërë por vetëm pak kohë”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së.

Këto komente ambasadori Bejli i bëri pas hapjes së shkollës së mesme për të verbër, donacion amerikan, ku kryeministri Gruevski erdhi me 1 orë vonesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *