Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: BDI do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet ardhshme parlamentare

Bejta: BDI do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet ardhshme parlamentare

Gostivar, 06 Tetor – Kryetari Nevzat Bejta, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të dal fitues triumfal i këtyre zgjedhjeve, sepse, nuk ka fuqi që popullin shqiptar do ta përçaje për qëllime të errëta dhe për interesa personale.

Në mbledhjen e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dega në Gostivar, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e Këshillave Vendore dhe funksionarë partiak, në atmosferë pozitive dhe harmoni të plotë, me aklamacion për kryetar të Shtabit Lokal u zgjodh Nevzat Bejta, kryetar i degës dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në fjalimin para anëtarëve të pranishëm, kryetari Nevzat Bejta mes tjerash theksoi se nga kjo zyrë që vazhdimisht ka triumfuar në garat zgjedhore, do t’i prihet fitores së madhe të BDI-së edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të muajt Prill të vitit që vjen.

Kryetari Nevzat Bejta, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të dal fitues triumfal i këtyre zgjedhjeve, sepse, nuk ka fuqi që popullin shqiptar do ta përçaje për qëllime të errëta dhe për interesa personale.

Popullin shqiptar, tha Bejta, askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta manipuloje, andaj personaliteti i liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti mbetet figurë e pakontestueshme tek populli shqiptar.

Nga vitit 2001, tha kryetari Bejta, shqiptarët ndjehen të lirë dhe kanë fituar të drejtat e tyre, kurse para luftës së lavdishme të UÇK-së, shqiptarët nuk kishin të drejtë as ta shprehin mendimin e tyre demokratik.

Anëtarët e kryesisë së degës, deklaruan se zgjedhja e Nevzat Bejtës për kryetar të Shtabit Lokal është një garanci më tepër për fitoren e padiskutueshme të BDI-së në Gostivar, për shkak se çdo here kur Nevzat Bejta ka qenë kryetar shtabi BDI-ja ka korrur fitore bindëse në Komunën e Gostivarit.

Brenda kohës, do të zgjidhen edhe strukturat e tjera të Shtabit Lokal, për të vijuar me zgjedhjen e shtabeve nëpër Këshillat vendore. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *