Home / Lajme / Maqedoni / BESA kundërshton ashpër pr/ ligjin për mospublikimin e bombave (VIDEO)

BESA kundërshton ashpër pr/ ligjin për mospublikimin e bombave (VIDEO)

Shkup, 08 Tetor – Kjo tendencë për të ndaluar gjithçka që është në dëm të tyre dhe për të kontrolluar gjithçka, lirisht mund të krahasohet me diktatorin verikorean Kim Jong, madje për shumëçka ai mund t’u marrë lakmi qeveritarëve tanë, thuhet nemes tjerash në njoftimin e Lëvizjes BESA.

“Dënojmë ashpër propozim-ligjin të dyshes siameze politike VMRO-BDI që me ligj të ndalohet publikimi i “bombave”. Në propozim-ligjin në fjalë është propozuar që të largohen nga hapësirat mediatike të gjitha “bombat” që deri tash janë publikuar, ndërsa nëse dikush nuk e respekton këtë normë, dënimi për këtë vepër të jetë katër vite burgim”, thuhet në njoftimin e lëvizjes BESA.

BESA madje këtë veprim e ka cilësuar si veprim diktatorial.

“Pas kësaj askush nuk ka më pikë dyshimi se këta njerëz e kanë humbur kontaktin me realitetin, por që “çmenduria” e tyre mund të shkojë aq larg, askush nuk e ka pritur. Kjo tendencë për të ndaluar gjithçka që është në dëm të tyre dhe për të kontrolluar gjithçka, lirisht mund të krahasohet me diktatorin verikorean Kim Jong, madje për shumëçka ai mund t’u marrë lakmi qeveritarëve tanë., thuhet nemes tjerash në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *