Home / Lajme / Maqedoni / BESA: Projekt buxheti i vitit 2016 është ‘politik’ (VIDEO)

BESA: Projekt buxheti i vitit 2016 është ‘politik’ (VIDEO)

Shkup, 10 Tetor – Sipas nesh, një buxhet i tillë do të jetë në funksion të daljes nga kriza ekonomike e vendit dhe njëkohësisht ashtu do të parandalohet vjedhja e parave të qytetarëve, që me këto para dikush të qëndrojë edhe më tej në Qeveri”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes “BESA”.

Me propozim buxhetin e vitit 2016, Maqedonia ndodhet para një mashtrimi dhe keqpërdorimi të madh që po e përgatit VMRO-DPMNE dhe BDI. Këto akuza u bënë nga lëvizja Besa, e cila vlerëson se sistemi politik dhe ai ekonomik në Maqedoni ndodhen përpara kolapsit. Për Besën është mëse e qartë se propozim buxheti i vitit të ardhshëm do të thellojë edhe më shumë krizën ekonomike pasi i njëjti është destinuar në atë mënyrë që partitë në pushtet të mund t’i blejnë votat prej qytetarëve.

“Propozimi ynë është që kjo garniturë qeverisëse ta miratojë një buxhet i cili do t’i përmbante vetëm zërat e financimit të funksioneve tekniko-administrative dhe sociale të domosdoshme dhe njëherësh të anulohen të gjitha projektet që mund të presin të realizohen në kohë normale dhe të cilat do të ishin pjesë e ofertës politike të një qeverie me legjitimitet të plotë, që do të dalë nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016. Sipas nesh, një buxhet i tillë do të jetë në funksion të daljes nga kriza ekonomike e vendit dhe njëkohësisht ashtu do të parandalohet vjedhja e parave të qytetarëve, që me këto para dikush të qëndrojë edhe më tej në Qeveri”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes “BESA”, transmeton Televizioni Koha.

Kasami thotë se një “qeveri teknike” në kushte të krizës sistemore politike nuk ka kurrfarë legjitimiteti për projektimin e një buxheti. Sipas tij Kuvendi duhet t’ia rikthejë për shqyrtim Qeverisë në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *