Home / Lajme / Maqedoni / BESA reagon ndaj mos-përfshirjes së Autostradës Shkup-Bllacë në projekt buxhetin e vitit 2016

BESA reagon ndaj mos-përfshirjes së Autostradës Shkup-Bllacë në projekt buxhetin e vitit 2016

21 tetor-Në këtë drejtim, cili është roli i pushtetarëve të BDI-së, që nuk e kanë aktualizuar fare këtë çështje? Pos tjerash, me këto politika të gabuara Republika e Maqedonisë dalëngadalë, por sigurt, po e humb edhe tregun e Kosovës (në vitin 2011 eksporti ka qenë 553 milionë dollar, ndërsa importi 22 milionë dollar)”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Megjithëse Republika e Kosovës është vendi me të cilin Maqedonia ka interesa të fuqishme ekonomike (vetëm në vitin 2014 është realizuar eksport në vlerë prej 230.824 milionë dollar), është e pakuptimtë qasja injoruese që ka Maqedonia ndaj ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë, theksojnë nga Lëvizja BESA.

“Kur kihet parasysh se buxhetet e shtetit tashmë disa herë janë shpenzuar për përmendore dhe gurë, Lëvizja BESA e pyet Qeverinë e Maqedonisë se pse në projekt-buxhetin e vitit 2016, të propozuar nga Qeveria, nuk janë paraparë mjete në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për këtë rrugë, ku janë më pak se 15 km? Kur dihet se nga ana e Kosovës tashmë kanë përfunduar kilometrat e para, është absurde që në anën tonë nuk është bërë asnjë hap. A janë arsyet e kësaj pamundësia e vjedhjeve dhe përqindjeve apo kjo qeveri antishqiptare nuk dëshiron ta lehtësojë qarkullimin e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit? Në këtë drejtim, cili është roli i pushtetarëve të BDI-së, që nuk e kanë aktualizuar fare këtë çështje? Pos tjerash, me këto politika të gabuara Republika e Maqedonisë dalëngadalë, por sigurt, po e humb edhe tregun e Kosovës (në vitin 2011 eksporti ka qenë 553 milionë dollar, ndërsa importi 22 milionë dollar)”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *