Home / Lajme / Maqedoni / Bilall Kasami: “Binjakët” BDI dhe PDSH , do të përballen me opozitën e bashkuar shqiptare!

Bilall Kasami: “Binjakët” BDI dhe PDSH , do të përballen me opozitën e bashkuar shqiptare!

23 Tetor – Një nga drejtuesit më të lartë të Lëvizjes BESA, z.Bilall Kasami në një intervistë ekskluzive për portalin Drini.mk, ka folur për situatën politike në Maqedoni

Planet dhe hapat që do të ndjekë Lëvizja BESA në vijim, raportet me LR-PDSH-në të udhëhequr nga Ziadin Sela dhe partitë e tjera opozitare. “Jemi të hapur për bashkpunim me gjitha partitë shqiptare, përvec BDI-së dhe PDSH-së që janë në qeveri” shprehet, z.Kasami.

“Për Lëvizjen BESA të gjitha subjektet opozitare, përveç atyre që janë në pushtet, pra BDI-së dhe PDSH-së, në të ardhmen mund të jenë bashkëpunëtore dhe ne në asnjë moment nuk e kemi humbur shpresën se një ditë do të arrijmë ta ndërtojmë një koalicion të përbashkët që do të përballet me çiftin BDI-PDSH. Në këtë drejtim jemi duke punuar, kemi kontakte edhe me Rilindjen Demokratike Kombëtare, edhe me Lëvizjen për Reforma në PDSH, edhe me PPD-në, jemi në rrugë të mirë të ndërtimit të bashkëpunimit edhe me Demokracinë e Re dhe për neve secila forcë opozitare është e pranuar për bashkëpunim.

Për këtë arsye ne e kemi iniciuar edhe Këshillin Mbipartiak, ku duke shfaqur vetëmohim, kemi bërë ftesë jo vetëm për partitë politike opozitare, por edhe për OJQ-të, për personalitetet e ndryshme, qofshin shkencëtarë, artistë, sportistë etj., pra të gjithë që janë me qëndrim opozitar, që të rreshtohen në front kundrejt ligësisë që personifikohet në partinë shqipfolëse dhe antishqiptare në pushtet. Këtu edhe një herë e theksoj se ne si BESË jemi vetëm iniciatorë dhe vetëm një zë në atë këshill, ndërsa secili që e konsideron veten opozitë e ka vendin aty”, shprehet z.Kasami.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *