Home / Lajme / Rajon / Bllokimi i Kuvendit acaron raportet PDK-LDK (VIDEO)

Bllokimi i Kuvendit acaron raportet PDK-LDK (VIDEO)

Prishtinë, 02 Tetor – Salih Morina, nënkryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së paralajmëron se partnerët e koalicionit duhet të vendosin për këtë, sapo të kthehet kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

Qortime e kërkesa deri në dorëheqjen i kanë drejtuar deputetë të LDK-së kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas përcaktimit të tij për ta shtyrë edhe të enjten seancën e Kuvendit. Ata duan që të përdoren mekanizmat ligjorë që mundësojnë zhbllokimin.

Prej dy javësh janë bërë disa tentativa për ta realizuar seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor, por deputetët opozitarë janë barrikaduar në përcaktimin për të penguar zhvillimin e saj, deri në kohën kur kryeministri Isa Mustafa të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit të mbërritura me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

PDK-ja e LDK-ja janë në bashkëqeverisje, por edhe rivalë më të mëdhenj të skenës politike në Kosovë. Dhe, toleromi i bllokadës nga Veseli, i cili është zëvendëskryetar i PDK-së, shihet si veprim i qëllimshëm, transmeton Televizioni Koha.

Kjo nga fakti se akuzat e opozitës janë të drejtuara kryesisht në kryeministrin Mustafa, që është lider i LDK-së.

Veseli ka thënë se nuk do të tentohet të bëhet zhbllokimi me forcë, e të kundërtën ia kanë kërkuar deputetët e partisë së kryeministrit.

Salih Morina, nënkryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se mbajtja peng e punimeve në legjislativ nuk duhet të tolerohet përtej javës së ardhshme. Ai ka paralajmëruar se partnerët e koalicionit duhet të vendosin për këtë, sapo të kthehet kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, nga vizita në Shtetet e Bashkuara.
Nga ana tjetër, deputeti Arben Gashi ka kërkuar nga Veseli që të mos jetë fleksibil aq sa është treguar në tentativat e deritashme për ta kthyer normalitetin e punës në Kuvend. E është deputetja Alma Lama, ajo që ia ka kërkuar dorëheqjen Veselit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *