Home / Lajme / Maqedoni / Burgosen 12 persona mes te cileve edhe nje Gjykates nga Kumanova

Burgosen 12 persona mes te cileve edhe nje Gjykates nga Kumanova

08 Tetor –
Një nga të dyshuarit është gjykatës i lartë në Gjykatën Themelore në Kumanovë, dhe ngarkohet për përfshirjen e tij në vepra kriminele me anë të krimit të organizuar si dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria për hetim të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nisur hetimin kundër 12 të dyshuar, të arrestuar sot në aksionin policor në më shumë vende të Maqedonisë, njoftoi Prokuroria publike.

Një nga të dyshuarit është gjykatës i lartë në Gjykatën Themelore në Kumanovë, dhe ngarkohet për përfshirjen e tij në vepra kriminele me anë të krimit të organizuar si dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Personi në fjalë këto vepra dyshohet ti ketë kryer duke mbajtur pozitë të lartë në Gjykatën Themelore në Kumanovë. Njëmbëdhjetë të tjerët përndiqen për veprat penale: krim i organizuar, puna me fajde dhe transport jo-ligjor të refugjatëve” kumton Prokuroria.

Prokurori kompetent ka kërkuar që të gjithë të arrestuarit të paraburgosen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *