Home / Lajme / Maqedoni / Burri nga Vrapçishti me sëpatë ka vrarë gruan (VIDEO)

Burri nga Vrapçishti me sëpatë ka vrarë gruan (VIDEO)

Goztivar, 20 Tetor – Një burrë dyzet e nëntë vjeçar me sëpatë ka vrarë gruan e tij në rrethana ende të paqarta, në shtëpinë familjare në fshatin Vrapçisht të Gostivari.

Sipas zëdhënësit të SPB-së në Tetovë Marijan Josifovski, 49 vjeçari G.A nga fshati Vrapçishtë i Gostivarit, ka denoncuar në Stacionin Policorë në Gostivarë se rreth orës 24 në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre, pas një zënke me sëpatë ka vrarë gruan e tij E.A 44 vjeçare.

Mënjëherë pas kësaj janë dërguar ekipet e SPB-së të cilët kanë vërtetuar ngjarjen, më pas kanë njoftuar edhe prokurorin publik ku është gjetur sëpata me siguri me të cilët dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa janë marrë edhe shenja tjera për analizë, transmeton Televizioni Koha.

I dyshuari, G.A është mbajtur në POlicinë e Gostivarit kurse gjatë ditës së sotme ka dalur para gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore të Gostivarit ndërsa me urdhër të prokurorit publik mbi trupin e viktimës do të kryhet obduksion.

Nga Prokuroria Publike, e cila e heton vrasjen njoftojnë se burri i dyshuar, me siguri për shkaqe të marrëdhënieve të çrregulluara familjare ka filluar zënkën me gruan e tij, me ç’rast e godet atë me sëpatë. Hetimi është duke vazhduar për të ndriçuar ngjarjen. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *