Home / Lajme / Maqedoni / ‘Buxheti 2016’, pushteti refuzon amendamentet e PDSH-së

‘Buxheti 2016’, pushteti refuzon amendamentet e PDSH-së

27 Tetor – PDSH-ja doli me qëndrimin se koalicioni në pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI po i shpenzon paratë e qytetarëve për produkte jo produktive

Në Kuvend u zhvillua debat për amendamentet për buxhetin e vitit të ardhshëm. PDSH-ja opozitare, kërkon më shumë para për projektet në mjediset me shumicë shqiptare.

“Amendamenti nuk pranohet”, tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.

Stavrevski nuk pranoi amendamentin me të cilin kërkoheshin para edhe për zhvendosjes së pikës së grumbullimit të mbeturinave në Gostivar.

PDSH-ja doli me qëndrimin se koalicioni në pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI po i shpenzon paratë e qytetarëve për produkte jo produktive, në vend se për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.

Përkundër akuzave të tilla, disa amendamente kaluan thuajse pa aspak debat. VMRO-DPMNE-ja u tregua imune edhe ndaj akuzave të PDSH-së, ndërkohë që pasiv ishin edhe deputetët e BDI-së të cilët u shfaqën me vonesë në sallë. Një pjesë e deputetëve e shfrytëzuan kohën për zgjidhjen e fjalëkryqeve dhe leximin e gazetave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *