Home / Lajme / Maqedoni / DAAD në USHT i prezantoi bursat për vitin akademik 2015/2016

DAAD në USHT i prezantoi bursat për vitin akademik 2015/2016

14 tetor-Shërbimi për Shkëmbim Akademik Gjerman, (DAAD), këto bursa i realizon përmes Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë studimet e tyre t’i vazhdojnë në cilindo Universitet të Gjermanisë.

Shërbimi për Shkëmbim Akademik Gjerman, DAAD (Deutscher Akademischer Austauschdienst), sot përpara studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Filologjik të USHT-së bëri prezantimin e bursave për vitin akademik 2015-2016. Shërbimi për Shkëmbim Akademik Gjerman, (DAAD), këto bursa i realizon përmes Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë studimet e tyre t’i vazhdojnë në cilindo Universitet të Gjermanisë. Në këtë prezantim i pranishëm ishte Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i USHT-së, Prof. dr. Arbër Çeliku, si dhe studentë të Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Gjermane.

Përfaqësuesja e DAAD-së, Meike Graeser, gjatë prezantimit theksoi se edhe këtë vit bursat do të ndahen në kategori të ndryshme. “Për vitin akademik 2015/2016, Shërbimi për Shkëmbim Akademik Gjerman, (DAAD) do të ndajë bursa hulumtuese për doktorantë dhe shkencëtarë të rinj, gjithashtu do të organizojë qëndrim hulumtues për profesorë universitarë dhe shkencëtarë në Universitetet e Gjermanisë. Veç kësaj, do të jepen bursa për studime pasuniversitare nga të gjitha fushat shkencore, bursa për studime pasuniversitare dhe të doktoraturës DAAD/OSI, si dhe bursa verore universitare për kurse të gjuhës për studentë. Gjithashtu do ndajmë bursa edhe për artistë, dhe do të organizojmë praktikë për studentë të huaj nga fusha e shkencave natyrore dhe inxhinierisë, sfera e bujqësisë dhe pylltarisë, si dhe do të ketë vizita dhe seminare për studentë (për grupe studentësh). Vlen të theksohet se do të ketë edhe ftesa për ish bursistë të DAAD”, tha përfaqësuesja e DAAD, Meike Graeser.

Afati për aplikim do të jetë nga 15.11.2015 dhe do të zgjasë deri më 31.12.2015, ndërsa informata më të hollësishme të interesuarit mund të marrin në ueb faqet zyrtare të DAAD si: http://www.daad.de/stipendien dhe http://www.daadskopje.blogspot.com

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *