Home / Lajme / Maqedoni / DAP mbylli gjashtë bastore ilegale në Strugë, Kërçovë dhe Dibër

DAP mbylli gjashtë bastore ilegale në Strugë, Kërçovë dhe Dibër

02 Tetor – Gjashtë bastore pa leje i mbylli DAP të mërkurën pas kontrollit të kryer nga ana e zyrtarëve policor dhe inspektorëve të DAP në lidhje me Ligjin e lojërave të fatit, bastoreve dhe lojërave argëtuese.

Në bastorët jo legale, inspektorët kanë konstatuar se organizatorët e bastoreve kanë pasur punëtor me pult të cilët kanë paguar dhe kanë dhënë dokumentacion tjetër për bast. Asnjëri prej organizatorëve të basteve nuk ka pasur licencë dhe leje tjetër për rregullimin e lojërave të fatit. Inspektorët nga DAP kanë kryer kontroll në gjendjen e realizuar me bastorët, mjetet, paratë nga prometi ku kanë shënuar procesverbale dhe dokumentacione tjera të nevojshme.

DAP mbylli dy bastore jo legale në Kërçovë dhe në fshatin Strelci, tri bastore ilegale në fshatrat e Strugës Veleshtë dhe Koroshishtë dhe një në Dibër.

DAP ka konfiskuar para, televizor, kompjuter, monitor, printer dhe mjete tjera. Janë vizituar tetë bastore jo legale, por njëra në Kërçovë nuk ka punuar, ndërsa tjetra e ka ndryshuar veprimtarinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *