Home / Lajme / Maqedoni / Deri më tani janë vaksinuar 1200 pacient (VIDEO)

Deri më tani janë vaksinuar 1200 pacient (VIDEO)

Tetovë, 20 Tetor – Që nga 15 tetori filloi vaksinimi për mbrojtje nga gripi sezonal edhe në qendrën për shëndet në Tetovë.

Këto vaksina paraqesin masë mbrojtëse fillimisht për njerëzit me sëmundje kronike,pacientët qe vuajnë nga sheqeri, sëmundje te zemrës, astma, sëmundje bronkiale dhe sëmundje të tjera.Që nga dita kur ka startuar vaksinimi e deri më sot janë vaksinuar 1200 pacient nga Tetova dhe rrethina, theksoi Suzana Subashiç nga qendra për shëndet publik, njofton Televizioni Koha.

Nga kjo qendër njoftojnë se ka një interesim më të madh të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë. Vaksinimi do vazhdoj edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe çmimi i vaksinës është 400 denarë. Vaksinimi kundër gripit sezonal është prodhuar në përputhje me rekomandimet e Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Të njëjtat mbrojnë nga gripi i tipit (H1 N1), tipi A (H3 N2) dhe gripi i llojit B. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *