Home / Lajme / Maqedoni / Digjen 12 vetura në rrugët e Kumanovës, policia s’jep hollësi

Digjen 12 vetura në rrugët e Kumanovës, policia s’jep hollësi

13 tetor-Qytetaret shprehen të shqetësuar dhe thonë se nuk dijnë se çfarë po ndodh saktësisht. Veturat e përfshira nga zjarri kanë qenë në disa lokalitete, disa në afërsi të stacionit policor, disa në rrugën që çon nga Banka e vjetër për tek salla e sporteve dhe në afërsi të lokalitetit Garnizon.

Dhejtëra vetura janë djegur në mënyrë të habitshme mesnatën e së hënës në Kumanovë. Dy prej tyre që duken edhe në foto, janë djegur në oborrin e spitalit të Kumanovës, 4 vetura tjera thuhet se janë djegur tek lokacioni i njohur si “shfercerat”, pastaj tek lagja “orta bunar’ dhe ne lokacione tjera të qytetit të Kumanovës.

Qytetaret shprehen të shqetësuar dhe thonë se nuk dijnë se çfarë po ndodh saktësisht. Veturat e përfshira nga zjarri kanë qenë në disa lokalitete, disa në afërsi të stacionit policor, disa në rrugën që çon nga Banka e vjetër për tek salla e sporteve dhe në afërsi të lokalitetit Garnizon. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa rrugëve të Kumanovës vërrehen edhe qytetarë tek disa prej të cilëve mbizotëron edhe revoltë e madhe

Ndërkohë policia ka shpeshtuar lëvizjet me makinat zyrtare, por akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtare për shkaqet e djegies së makinave dhe numrin e saktë të tyre.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *