Home / Lajme / Maqedoni / Dita e Ashuresë shënohet në Tetovë (VIDEO)

Dita e Ashuresë shënohet në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 27 Tetor – Kjo ditë, sipas këtij komuniteti përkujton një ditë të gëzuar por edhe të dhimbshme. Po ashtu në këtë ditë ndodhi fatkeqësia e Qerbelasë.

Dita e Ashures për komunitetin bektashian është një ditë feste dhe e shenjtë, që ndryshe njihet edhe muaji Muharrem. Kjo ditë, sipas këtij komuniteti përkujton një ditë të gëzuar por edhe të dhimbshme. Po ashtu në këtë ditë ndodhi fatkeqësia e Qerbelasë.

Megjithëse kjo ditë është konceptuar si një qerasje ëmbëlsire, dita e ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjell deklaroi zavendesi i baba Edmond Brahimaj z-Abdilmetalip Beqiraj, transmeton Televizioni Koha.

Duke marr si shkak ditën e Ashures, le të kujtojmë edhe një herë fqinjin, le të bëhemi pengesë për unin tonë duke agjëruar, të pajtohemi me atë që nuk flasim dhe të kujtojmë devizën islame : “Të gjithë myslimanët janë vëllezër.” thonë nga ky komunitet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *