Home / Lajme / Maqedoni / Dita e Groshës mbahet në Tearcë

Dita e Groshës mbahet në Tearcë

17 tetor-Tashmë është bërë traditë në komunëne Tearcës të shënohet Dita e Groshës.Ky eveniment mbahet çdo herë në muajin tetor ku nga ana e shoqatës së gjuetarëve të Tearcës përgatitet grosha tradicionale.

Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, në bashkëpunim me Komunën e Tearcës dhe Shoqatën Ekologjike Maqedonase, sot në shkollën fillore “ Kiril Pejçinoviq “ në Tearcë, për të gjashtën herë e organizoi manifestimin “ Dita e Groshës “ , manifestim ky i cili i tejkalon barrierat etnike, dhe në vend te parë i vendos vlerat e Pollogut si dhe të Sharrit, raporton Tv Koha.

Tashmë është bërë traditë në komunëne Tearcës të shënohet Dita e Groshës.Ky eveniment mbahet çdo herë në muajin tetor ku nga ana e shoqatës së gjuetarëve të Tearcës përgatitet grosha tradicionale. Metin Muharemi nga organizata për edukim dhe zhvillim (CED) u shpreh se ideja e këtij manifestimi është që të promovohet grosha si brend dhe qëllimi kryesor është që ti ulë në një vend të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në këtë komunë dhe ti bëjë të ndjehen krenar rreth asaj që kultivojnë ata në këtë rajon, transmeton Tv Koha.

Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani, tha se ky manifestim për çdo vit ritet dhe bëhet më madhështor, njofton Tv koha.

Ngjarja e sotme ka qenë e përbërë nga pjesa kulturore artistike, ekspozitë të vizatimeve të punuara nga nxënësit, gara në mes të nxënësve për përgaditjen e ushqimit më të mirë tradicional, si dhe degustimin e groshës dhe produkteve tjera ushqyese. Ky manifestim është mbajtur për të gjashtën herë në komunën e Tearcës. Me këtë rast qytetarët kanë patur mundësi të ndjekin një program të pasur edhe atë debatë në lidhje me prodhimin e groshës si dhe prodhimeve tjera lokale.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *