Home / Lajme / Maqedoni / Dita Ndërkombëtare e ushqimit (VIDEO)

Dita Ndërkombëtare e ushqimit (VIDEO)

Mbi 150 vende të botës po festojnë sot më 16 tetor Ditën Botërore të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në vitin 1945.

Kjo festë është shënuar edhe në çerdhet e Tetovës ku fëmijët janë njohur më për së afërmi me ditën ndërkombëtare të ushqimit, njofton Televizioni Koha.

Që nga viti 1999, ambasadorët e vullnetit të mirë të Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë kanë ndihmuar në përmbushjen e misionit të kësaj agjencie të OKB-së duke sjellë vëmendje publike mbi problemin e varfërisë botërore.Ndryshe, mbi 6 milion vetë kanë vdekur vetëm këtë vit nga urija dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit. Më shumë se 850 milion vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, është përpjekur të përmbushë objektivin e pakësimit në masën 50 për qind brenda vitit 2015 të numrit të personave që preken nga urija në botë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *