Home / Lajme / Rajon / Djali i Remzi Hoxhës, Ardiani: Zbardhja e vrasjes varet nga vullneti i Edi Ramës

Djali i Remzi Hoxhës, Ardiani: Zbardhja e vrasjes varet nga vullneti i Edi Ramës

18 tetor-Ne e kuptojmë se edhe këshilltarët e kryeministrit janë shumë të zënë me punë, po ashtu e dimë se edhe kryeministri ka shumë çështje të hapura që është duke u munduar t’i vendos në vijë, por edhe rasti jonë është nga ato që duhet të jetë në prioritetet e tija të lartë. Për më shumë, ne u takuam bashkë 2 vite më parë dhe ai na tha që do na përkrahte në maksimum dhe se dera e tij është e hapur për ne në çdo kohë.

Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës shprehet se fati i zbardhjes së varsjes së të atit varet vetëm nga vullneti dhe mëshira e Edi Ramës.

Ardian, kanë kaluar plot 20 vjet dhe ende asgjë. Çfarë pretendon të arrish me këtë peticion?

– Ideja e peticionit është që t’i tregojmë kryeministrit Rama që kjo është një çështje që i brengos të gjithë shqiptaret, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Për më shumë, ka 2-3 javë që kërkojmë përmes këshilltarit të tij Endri Fuga të caktojmë një takim me z.Rama, por për gjithë këto ditë as që kemi marr ndonjë përgjigje nga ai. Ne e kuptojmë se edhe këshilltarët e kryeministrit janë shumë të zënë me punë, po ashtu e dimë se edhe kryeministri ka shumë çështje të hapura që është duke u munduar t’i vendos në vijë, por edhe rasti jonë është nga ato që duhet të jetë në prioritetet e tija të lartë. Për më shumë, ne u takuam bashkë 2 vite më parë dhe ai na tha që do na përkrahte në maksimum dhe se dera e tij është e hapur për ne në çdo kohë.

Dy vite më parë… Ju premtoi kryeministri diçka dhe sot ndiheni i zhgënjyer?

– Unë në fakt jam takuar me Z. Rama në një organizim biznesesh në Pejë, Kosovë, por jemi takuar edhe në Tiranë. Nuk është që jam i zhgënjyer me të sepse në takimin e para 2 viteve në Tiranë, Z. Rama ishte shumë i sinqertë dhe na tha se kishte vullnetin për t’na ndihmuar maksimalisht, por se në atë kohë kishte vetëm 4 muaj që kishte ardhur në pushtet dhe na tha se drejtësinë dhe prokurorinë e kontrollonte Sali Berisha dhe se ishte shumë e vështirë që ai të vepronte në atë kohë.

Ne pastaj u bazuam tek këto konstatime dhe pritëm që Edi Rama të forcohet dhe në një moment të caktuar të merrej me rastin e babait tim dhe ta zgjidhte atë. Tani të gjithë jemi dëshmitarë të forcës që ka Edi Rama, duke ditur që ai e çrrënjosi komplet Lazaratin, i gjeti vrasësit edhe të policit të vrarë të Reneas edhe të turistëve Çek për 24 orë, dhe po merret me shumë çështje që do ta bënin Shqipërinë një vend normal i Evropës, siç janë çështja e energjisë elektrike, tatimeve të bizneseve, dhe shumë çështje tjera.

I vetmi element që duhet të testohet në këtë moment sa i përket rastit tonë është vullneti i kryeministrit Rama për ta zgjidhur këtë problem 20 vjeçar dhe për të treguar se edhe ai është kundër krimit shtetëror.

Sipas jush, a është pamundësi e organeve ligjzbatuese për të gjetur vendin ku fshihet personi kyç i këtij krimi Ilir Kumbaro, apo një heshtje e qëllimtë për të mos e çuar asnjëherë pas hekurave, megjithëse i dënuar?

– Tani rasti varet vetëm nga vullneti dhe mëshira e Edi Ramës. Dihet që ai mundet, pyetja është “a don Edi Rama që ta zgjedh këtë problem”. Po të dojë Edi Rama e sjell Ilir Kumbaron në Shqipëri për 7 ditë.

A keni ndonjë informacion që ju bën të dyshoni se asnjë nga palët nuk ka interes t’ju ndihmojë në këtë betejë, meqë edhe nuk është bërë asgjë në këtë drejtim?

– Jo nuk kemi informacion të tillë dhe kjo në fakt na jep shpresë më shumë. Tani jemi në një situatë krejt ndryshe nga herët tjera: (1) jemi në situatë ku ka një person të dënuar, pra Ilir Kumbaro, (2) jemi në një situatë ku nuk janë në pushtet kriminelët që e zhdukën babain tim, (3) kemi një kryeministër që nuk ka qenë i involvuar në këtë krim, dhe (4) kemi një kryeministër që ka fuqinë ta zgjedh këtë rast, qoftë edhe për 7 ditë. Pra, e potencoj edhe një herë, varet vetëm nga vullneti dhe mëshira e Edi Ramës.

Javë më parë, ish-truproja e ish-Presidentit Sali Berisha, ka akuzuar këtë të fundit për takimet e fshehta në Maqedoni me ish-drejtues të Serbisë dhe madje shprehet se shkaku i zhdukjes së babait tuaj është pikërisht dijenia mbi atë takim sekret…

– Jam në dijeni për këtë deklaratë dhe ai vetëm se ka konfirmuar diçka që ne e kemi ditur që në datën kur ka ndodhur, pra me 31 maj, 1993, ditë e hënë. Ky ka qenë njeri fakt për të cilin është zhdukur babai im, dhe tjetri ishte takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin, dorën e djathtë të Sllobodan Millosheviçit, kryekriminelin serb, që masakroi me mijëra burra, gra e fëmijë shqiptare në Kosovë. Bashkim Gazidede ishte djalë i tezes së Petrit Ames nga Dibra e Madhe, kurse Petriti ishte shok i ngushtë i Arkanit.

Gjatë kësaj kohe a keni marrë ndonjë informacion që mund të ndihmonte për gjetjen e eshtrave të babait tuaj?

– Jo. Ilir Kumbaro është personi i vetëm i cili për momentin mund t’na çojë te eshtrat.

A mendoni se një ditë edhe Berisha do të përgjigjet para drejtësisë, apo edhe tek ju kjo shpresë ka vdekur?

Sali Berisha nuk mendoj se do përgjigjet para drejtësisë sepse edhe po të kapet Ilir Kumbaro ai nuk do guxojë të tregojë për Sali Berishën. Mendoj se ai do të tregojë për të gjithë të tjerët, po jo për Sali Berishën. Atë edhe e respektojnë edhe ia kanë frikën, sepse ai edhe i ruan nga ikja prej drejtësisë. Ai edhe financonte avokatët e Kumbaros në Angli. Sidoqoftë, ne si familje nuk na intereson kjo. Ne na intereson vetëm eshtrat t’i gjejmë, t’ia bëjmë babait tim një varr dhe të vazhdojmë me jetën tonë. Dita/

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *