Home / Lajme / Maqedoni / Dy gratë nga Gostivari që u helmuan, janë në gjendje të mirë shëndetësore

Dy gratë nga Gostivari që u helmuan, janë në gjendje të mirë shëndetësore

05 Tetor – Mbrëmë në klinikën e toksikologjisë në Shkup janë dërguar dy gra të helmua nga këpurdhat.

Dy gratë nga Gostivari, të cilat mbrëmë janë pranuar në Klinikën për toksikologji në Shkup me simptoma të lodhjes, marramenjdeve dhe të përgjumura, pasi që paraprakisht kanë ngrënë kërpudha, të cilat i kanë mbledhur vetë dhe të cilat me siguri kanë qenë helmuese, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

U.d. drejtor i Klinikës, Nestor Popovski deklaroi se të dyjave menjëherë u janë bërë ekzaminimet e nevojshme laboratorike dhe të gjitha parametrat janë mirë. Theksoi se si rezultat nga hetimet shtesë janë mirë dhe nesër do të lëshohen në shtëpi.

“Qytetarët të cilët nuk i njohin kërpudhat nuk duhet t’i mbledhin. Do të apeloja që të shmanget të mblidhen kërpudha në natyrë. Gjatë helmimit me kërpudha helmuese pësojnë disa organe”, shtoi Popovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *