Home / Lajme / Maqedoni / Dy muaj pas vërshimeve ende nuk është pastruar Lumi Shkumbim (VIDEO)

Dy muaj pas vërshimeve ende nuk është pastruar Lumi Shkumbim (VIDEO)

Tetovë, 02 Tetor – Edhe pas dy muajve të vërshimeve Lumi Shkumbin nuk është pastruar si duhet; rrjedha e këtij lumi ka një pamje jo të këndëshme. Kamera e televizionit Koha ka regjistruar disa pamje ku shihen mbeturina dhe gjësende tjera.

Kanë kaluar dy muaj nga vërshimet e tmerrshme në Komunën e Tetovës dhe në rethinën e saj. Këto vërshimet do të mbahen mend edhe përgjatë historisë, sepse nga këto prurrje të stuhishme humbën jetën disa persona, mes tyre edhe fëmijë, transmeton Televizioni Koha.

E keqja e gjithë kësaj është se, edhe pas dy muajve të vërshimeve Lumi Shkumbin nuk është pastruar si duhet; rrjedha e këtij lumi ka një pamje jo të këndëshme. Kamera e televizionit Koha ka regjistruar disa pamje, të cilat nuk kanë për qëllim që të kritikojnë, por qëllimi ynë është që mos të jemi indiferent ndaj asaj që përditë e nga pak po na e dëmton syrin dhe ndjenjë!

Një e vërtetë e madhe është se reshjet e mëdha të shiut në këto zona nuk pyesin për mundësi, ato nuk e njohin dhe krizën që ka mbështjellë këto hapësira dhe mund të përsëriten në cdo kohë, mund të na vërshojnë dhe të rrezikojnë popullatën.

Lumi Shkumbin mund të rritet aty për aty, ndonëse rredha e tij
shumë me lehtësi mund të dalë nga shtrati, njofton Televizioni Koha.

Një thirrje shume seriozë për të gjithë banoret e Tetovës, të cilët janë pranë lumit të marrin masa, sepse duhet të marrin mësim nga ajo që ndodhi dy muaj më parë.

Për këtë situatë përgjegjësia bije mbi institucionet komunale;
Pastaj përgjegjësia qëndron edhe tek ata që hartojnë planin buxhetor, ku për fatkeqësitë natyrore nuk parashihen mjete të duhura.

Kështu, nëse ndodhin fatkeqesi mjetet janë të parashikuara dhe nëse nuk kemi fatkeqësi natyrore, atëherë ato mjete barten apo ridefinohen.
Këtë e kanë të njohur të gjithë, por praktikat flasin ndryshe! /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *