Home / Lajme / Rajon / Dy të vrarë dhe një i plagosur në Tiranë (VIDEO)

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Tiranë (VIDEO)

Tiranë, 02 Tetor – Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati, ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë Lulishtes “1 Maji” në Tiranë.

Aurora Oskian dhe Kevin Rugova janë emrat e dy viktimave, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe Elvis Gaçaj. Burime nga policia bëjnë të ditur se, 3 personat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip BMW, me targa AA 675 JS, i drejtuar nga 40-vjeçari Gaçaj; në vendin e pasagjerit ishte ulur 30-vjeçarja dhe në sediljen e pasme, 22-vjeçari Rugova, si dhe një tjetër vajzë me inicialet E.Gj. e cila fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim, transmeton Televizioni Koha.

Në rrethana ende të paqarta, përpara tyre ka dalë një person, i cili – sipas dëshmive,- dyshohet se ka qenë i maskuar dhe ka hapur zjarr me një armë tip kallashnikov në drejtim të mjetit. Dyshohet se, mes autorit dhe personave të ndodhur në makinë ka pasur shkëmbim zjarri, pasi në automjet është gjetur dhe një pistoletë, e cila pritet të dërgohet për ekspertizë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se, pjesa më e madhe e plumbave kanë prekur 30-vjeçaren Aurora Oskiana dhe Kevin Rugovën, duke i shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme. Ndërsa drejtuesi i mjetit, Elvis Gaçaj ka arritur të shpëtojë dhe të marrë plagë të lehta, duke qenë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës, njofton Televizioni Koha.

Duke përfituar nga errësira dhe rrugicat e shumta, që ndodhen në atë zonë, autori i ngjarjes ka arritur të largohet me shpjetësi, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas nisi menjëherë mbledhjen e dëshmive, por edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë të disa bizneseve, që ndodhen përreth vendit të ngjarjes.

Ndërkaq, një nga pistat kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Gjithashtu po hetohet edhe mbi të shkuarën e Gaçajt, pasi ai nuk është një emër i panjohur për Policinë e Tiranës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *