Home / Lajme / Maqedoni / Efikasiteti e energjisë prezantohet në Tetovë (VIDEO)

Efikasiteti e energjisë prezantohet në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 27 Tetor – Qëllimi është që përmes trajnimeve dhe debateve publike që të operacionalizohet edhe regullative ligjore në sferën e efikasitetit energjetik si dhe përforcimi i vetëdijes për rëndësinë e saj.

Ministria e Ekonomisë ka vijuar me kampanjën në Tetovë, për efikasitetin energjetik me moton “Energjia jonë-Forca jonë”. Qëllimi është që përmes trajnimeve dhe debateve publike që të operacionalizohet edhe regullative ligjore në sferën e efikasitetit energjetik si dhe përforcimi i vetëdijes për rëndësinë e saj. Krahas trajnimeve poashtu kampanja përfshinë edhe organizimin e debateve publike të rajoneve planore për temat aktuale për këtë sferë. Sot kampanja është prezantuar edhe në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Aktivitetet e fushatës për efikasitet të energjisë të Ministrisë për Ekonomi janë të strukturuara në pesë grupe, përveç trajnimeve aktuale për softuerin EXCITE dhe për formularin e ri për përprilimin e programeve trevjeçare për efikasitet të energjisë, përfshijnë edhe organizimin e debateve publike në të gjitha rajonet planifikuese për temat aktuale nga fusha e efikasitet të energjisë. Për burimet e financimit të projekteve për efikasitet të energjisë është përgatitur edhe një udhëzues dygjuhësore, ndërsa për përfitimet nga montimi i sistemeve për ndjekje dhe menaxhim të shpenzimit të energjisë në objektet publike dhe ato afariste është përgatitur një film i shkurtër. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *