Home / Lajme / Maqedoni / Evitohet konflikt fizik mes Talat Xhaferit dhe përfaqësuesve të Vmro-së dhe Lsdm-së

Evitohet konflikt fizik mes Talat Xhaferit dhe përfaqësuesve të Vmro-së dhe Lsdm-së

09 Tetor – Për pak është evituar përleshja fizike mes deputetit të BDI-së Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të VMRO-DMNE-së dhe LSDM-së, pasi që këta fundit njëherë kërkuan ndihmë e pastaj u tërhoqën nga propozimligji

Për pak është evituar përleshja fizike mes deputetit të BDI-së Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të VMRO-DMNE-së dhe LSDM-së, pasi që këta fundit njëherë kërkuan ndihmë e pastaj u tërhoqën nga propozimligji për ndalimin e bombave. Burimet për “Zhurnal” theksojnë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka qenë vendimtare për moseskalimin e situatës.

Në të vërtetë katër partitë kryesore dhe faktorit ndërkombëtar, në Marrëveshjen e Përzhinos kishin rënë dakord që të përgatitet një draft-ligj për ndalimin e publikimit të ashtuquajturave “Bomba të Zaevit”.

Burime për “Zhurnal” të sigurta në palët e bisedimeve, theksojnë se gjatë kësaj marrëveshjeje, me insistimin e ndërkombëtarëve në bisedime, ishte kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që të përgatitë një draft-ligj, i cili do të ishte më neutral në raport me VMRO-në dhe LSDM-në, të cilat ishin të acaruara tejmase ndërmjet veti.

Konform asaj marrëveshjeje, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, kishte përgatitur propozim-ligjin për ndalimin e publikimit të bombave. Mirëpo, në momentin kur ky propozim-ligj doli në opinion dhe u kundërshtua nga të gjitha palët, madje edhe nga dy partitë kryesore maqedonase, atëherë ka shpërthyer reagimi i ashpër edhe i deputetit Xhaferi ndaj tyre.

Duke qenë një “viktimë kolaterale” në gjithë këtë rast, deputeti Xhaferi e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga propozim-ligji në fjalë, që i njejti ende të bisedohet dhe të përpunohet nga grupet e ekspertëve dhe ndërkombëtarët.

Përndryshe, burimet nga BDI për “Zhurnal” theksojnë se në asnjë rast nuk mund të bartin përgjegjësi për këtë situatë, derisa kjo parti nuk ka qenë caku kryesor i atyre “bombave”. Madje, të gjithë përfaqësuesit e kësaj partie, përfshirë edhe kryetarin Ahmeti, vazhdimisht kishin kërkuar që të publikoheshin të gjitha “bombat”, edhe atëherë kur nuk kishte marrëveshje politike dhe as prokuror special. “Tani që ka një ndryshim rrënjësor të situatës, BDI punon në tejkalimin e krizës dhe insiston që të zhvillohet një fushatë korrekte e demokratike, e jo me sharje e shantazhe, të cilat do ta defokusonin opinionin nga kërkesat dhe nevojat reale të qytetarëve në periudhën e ardhshme katërvjeçare”, shprehen për “Zhurnal” nga BDI.

Burimet tona ndërkombtare thonë se deri më 20 tetor, do ketë ligj të tillë, i cili do të del nga vullneti i të gjitha partive politike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *