Home / Lajme / Maqedoni / Fëmijët e qendrës edukative REA vizituan zjarrfikësit (VIDEO)

Fëmijët e qendrës edukative REA vizituan zjarrfikësit (VIDEO)

Tetovë, 07 Tetor – Fëmijët e qendrës edukative parashkollore REA sot vizituan hapësirat e stacionit të zjarrfikësve ku nga afër u informuan për punën që kryejn zjarrfikësit.

Qendra e shërbimit të zjarfikësve sot u vizitua nga ana e qendrës edukative parashkollore REA me qëllim që fëmijët të vetedijsohen për rreziqet dhe nga ana tjetër të informohen me shërbimet që kryen kjo qendër, në të cilën përvec fëmijëve pjesmares ishin edhe edukatoret dhe drejtoresha e këtij institucioni, njofton Televizioni Koha.

Guximi është një aftësi për të mposhtur frikën nëpërmes qëndrushmëris, instiktit, mëshirës ndaj të tjerëve dhe ushtrimit.

Ne përpiqemi që ti mbajmë qytetarët tanë larg nga rreziku, posaqerisht të qëllimta, e akteve të dëmshme. Me mjetet dhe trajnimet më të mira Shërrbimi i Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit mund të zvogloj rezikun ndaj njerezve dhe zjarrfikësve, emergjencave dhe incidenteve mjekësore.-theksoi udhëheqesi i stacionit te zjarfikësve Uka Aliti, transmeton Televizioni Koha.

Shërrbimi i Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit vazhdon me thirrjen e paluhatshme të saj për të mbrojtur dhe shërbyer. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *