Home / Lajme / Maqedoni / Filloi festivali i poezisë Ditët e Naimit (VIDEO)

Filloi festivali i poezisë Ditët e Naimit (VIDEO)

Tetovë, 16 Tetor – Në mënyrë tradicionale të enjten mbrëma për të 19 herë me radhë në Tetovë ka filluar Festivali Ndërkombëtarë i Poezisë Ditët e Naimit.

Me fishekzjarret dhe me vendosjen e kurorave me lule pranë bustit të poetit Naim Frashëri para qendrës për Kulturë, Tetova edhe njëherë është nikoqire e poetëve nga mbarë bota. Pas ceremonisë para Pallatit të Kulturës, në foajenë e kësaj qendre është hapur edhe ekspozita e titulluar Pelikani, nga piktori Uran Limani nga Kosova. Hapja e Festivalit është bërë nga ana e kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi.

“Më e pakta që mund të bëj është që të përkrah këtë festival dhe kulturën në përgjithësi dhe mund të them se kemi arritur të bëjnë një qytet të kulturës shqiptare dhe pse jo kulturës në përgjithësi”, tha Arifi, njofton Televizioni Koha.

Në ndërkohë drejtori i këtij fetsivali Shaip Emërllahu, theksoi rëndësinë e këtij festivali duke folur edhe për sfidat që ka përjetuar ndër vite që i njejti të mbahet gjallë.

“Ky festival ka bërë të ndërkomunikaojnë letërsitë, kulturat, të ndërkomunikojnë njerëzit, poetët e kështu me radhë. Gjatë këtyre viteve ky festival ka bërë përurimin e kulturës dhe letërssië sonë”, tha Emërllahu, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, festivali do të zgjasë tre ditë me radhë, kurse janë paraparë edhe shumë orë letrare dhe vizita të monumenteve të ndryshme në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *