Home / Lajme / Maqedoni / Fjalimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e dekretimit të Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, për zgjedhjet parlamentare të 24 prillit 2016

Fjalimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e dekretimit të Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, për zgjedhjet parlamentare të 24 prillit 2016

18 tetor-Objektivi i ardhshëm juaj ka për të qenë shtrirja kapilare në vend dhe formimi i shtabeve të qendrave të votimit gjë që është një sfidë e madhe dhe e vështirë. Unë jam i sigurtë që do e përmbushni me shumë sukses dhe se së shpejti do të kemi 15 mijë aktivistë të BDI-së në terren. Prandaj e përfundoj fjalën time përshëndetëse duke ju uruar punë të mbarë në përmbushjen e objektivave të shtabit në përputhje në frymën e 6 parimeve.
Suksese ! Fitore , theksoi Ali Ahmeti.

Është një kënaqësi shumë e madhe për mua që të gjendem këtu mes jush në promovimin e Shtabit qendror dhe shtabeve komunale për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme.
Kur ju pashë më herët kaq mirë të organizuar dhe kaq shumë të përkushtuar mu duk se jam para defilimit të ndonjë nga ushtritë më të disciplinuara të botës dhe se ç’mu rikthyen kujtimet dhe nostalgjia e ushtrive tona.
Jam këtu para mbi një mijë anëtarë të Shtabit qendror dhe atyre komunale. Ju jeni ata qe do i prini trupës prej 15 mijë aktivistëve që prej sot marrin detyrat për të takuar dhe biseduar me çdo shqiptarë në çdo cep të vendit tonë.
Unë ju falënderoj juve të gjithëve për angazhimin tuaj dhe ju siguroj se këtë mbështetje me entuziazëm tuajin e shoh jo vetëm si privilegj, por edhe një obligim për të punuar më shumë.
Me formimin e këtij shtabi ne kalojmë sot nga dimensioni programor për të cilin reflektuam në kongresin e fundit tematik në Mars, tek ai organizativ dhe me këtë po bëhemi gati për betejën e radhës zgjedhore dhe tregojmë që partia jonë i ka strukturat e saja të gjalla e gjithë energji, e gatshme për të dalë fitimtare në garën që po na afrohet.
Siç e shihni vetë këtu në këtë sallë strukturat e partisë sonë shtrihen në terren në dimensionin horizontal kudo në gjashtë zonat zgjedhore të Republikës së Maqedonisë, pa harruar edhe diasporën, ndërsa në dimensionin vertikal do të kemi njësi të posaçme edhe në nivelin e qendrave të votimit. Kjo është një provë që partia jonë jo vetëm nuk është gjunjëzuar prej sulmeve dhe vështirësive të viteve të fundit, por ka dalë edhe më e kalitur dhe përforcuar se më parë.
Po ashtu anëtarësia jonë është e larmishme dhe gjithëpërfshirëse, këtu ka gra e burra, të rinj e të moshuar, këtu ka banorë të krahinave të ndryshme, banorë të qyteteve dhe të zonave rurale, anëtarë të zonave malore e fushore, ka punëtorë e fshatarë si dhe doktorë e inxhinierë. Partia jonë përfshin të gjitha shtresat sociale dhe segmentet e shoqërisë sonë dhe ky diversitet është një aset, një pasuri e madhe e partisë sonë që ka shërbyer edhe si çelës i suksesit tonë.
Unë jam veçanërisht krenar dhe i entuziazmuar nga prania masive e të rinjve këtu, dhe nga fakti që në emër të shumicës së departamenteve folën kuadro të rinj, fytyra të reja që demonstron se partia është një parti që ripërtërihet gjithmonë me prurje të reja. Kjo gjë dëshmon se BDI është dhe do të mbetet një burim shprese e frymëzimi për të gjithë ata të rinj shqiptarë të cilët duan të jetojnë me nder e krenari të lirë e të begatë në trojet e tyre brenda shtetit të Maqedonisë.
Për vite me radhë, me punën e palodhur të të gjithë anëtarëve të BDI-së ne kemi mbjellur e kemi kultivuar një besim të madh tek qytetarët shqiptarë dhe me kontributin tuaj të çmuar ne do të arrijmë të korrim frytet e punës sonë në zgjedhjet e ardhshme. Në supet tuaja rëndon pra një detyrë shumë e rëndësishme që nuk lidhet vetëm me partinë tonë por me fatet e popullit shqiptar në këto troje.
Në këtë periudhë Maqedonia ndodhet në një situatë shumë të vështirë të historisë së saj bashkohore dhe ne këtë krizë duhet ta shohim edhe si mundesi për të ardhmen.
Kjo situatë mund të shërbejë si një moment kthese për këtë shtet duke përmirësuar konjukturën e brendshme politike të këtij vendi në mënyrë që të zhbllokohen proceset e rëndësishme të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.
Objektivi i ardhshëm juaj ka për të qenë shtrirja kapilare në vend dhe formimi i shtabeve të qendrave të votimit gjë që është një sfidë e madhe dhe e vështirë. Unë jam i sigurtë që do e përmbushni me shumë sukses dhe se së shpejti do të kemi 15 mijë aktivistë të BDI-së në terren. Prandaj e përfundoj fjalën time përshëndetëse duke ju uruar punë të mbarë në përmbushjen e objektivave të shtabit në përputhje në frymën e 6 parimeve.
Suksese ! Fitore , theksoi Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *