Home / Lajme / Botë / Francë, fillon gjykimi i 35 shtetasve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova

Francë, fillon gjykimi i 35 shtetasve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova

06 Tetor -Në qytetin francez Nansi ka filluar gjykimi i 35 personave të dyshuar për tregti me drogë, mes të cilëve janë edhe tre shtetas të Maqedonisë.

Në qytetin francez Nansi ka filluar gjykimi i 35 personave të dyshuar për tregti me drogë, mes të cilëve janë edhe tre shtetas të Maqedonisë. Pjesa më e madhe e të akuzuarve janë nga Shqipëria dhe Kosova, që dyshohen për kontrabandë me heroin dhe kokainë në Francë, Zvicër dhe Gjermani, raporton MIA. Hetimet kanë filluar në pjesën e dytë të vitit 2010, me përcjellje fizike, përgjime dhe zërim të veturave, që ka rezultuar me një aksion masiv policor dhe arrestime në 16 tetor të vitit 2012 nga ana e policisë zvicerane, franceze dhe gjermane, transmeton “Lajm”. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 85. kilogramë heroin dhe kokainë, 50 kilogramë për përzierje me drogë dhe një shumë e madhe parash. Të akuzuarit përballen me dënim maksimal prej dhjetë viteve arrest, kurse ata që dënohen për herë të dytë mund të fitojnë dënim dyfish më të lartë.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *