Home / Lajme / Maqedoni / Gashi: BDI-ja e ka të pamundur të bëjë hap kundër Gruevskit dhe rusizimit të Maqedonisë

Gashi: BDI-ja e ka të pamundur të bëjë hap kundër Gruevskit dhe rusizimit të Maqedonisë

29 Tetor – Nëse Gruevski po kthehet nga Lindja, ne shqiptarët duhet të dëshmojmë se jemi për Perëndimin dhe këtë qëndrim ta mbrojmë me çdo çmim, qoftë edhe duke i bojkotuar institucionet.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për “Zhurnal”, thotë Afrim Gashi, njëri nga themeluesit e Lëvizjes BESA.

Sipas tij Maqedonia për shkak të kryeministrit, Nikolla Gruevskit është e kthyer nga Rusia dhe vendi mund të tronditet me skenarin e Ukrainës.

“Maqedonia asnjëherë më shumë se sot nuk ka qenë larg BE-së dhe larg NATO-s, ndërsa kjo ka krijuar mundësi për ukrainizim të vendit. Konsideroj se pasojat e kësaj politike të gabuar së shpejti do të ndjehen, jo vetëm me izolimin ndërkombëtar të vendit, por edhe me problemet ekonomike që do të shfaqen për shkak të shpenzimeve të mëdha viteve të fundit në projekte që nuk gjenerojnë mjete financiare. Qëndrimi i shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë njësoj si qëndrimi i ukrainasve ndaj Janukoviçit. Nëse Gruevski po kthehet nga Lindja, ne duhet të dëshmojmë se jemi për Perëndimin dhe këtë qëndrim ta mbrojmë me çdo çmim, qoftë edhe duke i bojkotuar institucionet”, ka deklaruar ai duke shtuar se këtë qëndrim duhet ta mbështet partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni.

“ Natyrisht, këtë qëndrim nuk mund ta mbrojnë shqipfolësit që na përfaqësojnë sot, sepse ata – më shumë se dertin e kombit shqiptar në Maqedoni – e kanë hallin si të shpëtojnë nga “bombat” e Mijallkovit dhe të Zaevit.”, ka deklaruar Afrim Gashi nga Lëvizja BESA.

Më poshtë ju sjellim intervistën e plotë.

1. A mendoni se Gruevski e ka popullin apo jo ende pas vetes?
Sondazhet e nxjerrin se ai akoma gczon besueshmëri më të lartë në Maqedoni dhe, nëse janë për t’u besuar, e vërteta është kjo. Natyrisht, e vërteta nuk është gjithnjë edhe e mirë. Andaj, konsideroj se është për të ardhur keq që një lider aq autokrat, antieuropian dhe me dosje të lartë të korrupsionit, gëzon simpati kaq të madhe. Megjithatë, kjo do të duhet të provohet në zgjedhjet që pritet të mbahen vitin tjetër.

2. Cila do duhet të jetë përgjigja e popujve të Maqedonisë ndaj kryeministrit, Gruevski?
Mendoj se secili qytetar i Maqedonisë duhet t’i peshojë mirë punët, qoftë në aspekt personal ose edhe kolektiv. Maqedonia asnjëherë më shumë se sot nuk ka qenë larg BE-së dhe larg NATO-s, ndërsa kjo ka krijuar mundësi për ukrainizim të vendit. Konsideroj se pasojat e kësaj politike të gabuar së shpejti do të ndjehen, jo vetëm me izolimin ndërkombëtar të vendit, por edhe me problemet ekonomike që do të shfaqen për shkak të shpenzimeve të mëdha viteve të fundit në projekte që nuk gjenerojnë mjete financiare. Qëndrimi i shqiptarëve të Maqedonisë duhet të jetë njësoj si qëndrimi i ukrainasve ndaj Janukoviçit. Nëse Gruevski po kthehet nga Lindja, ne duhet të dëshmojmë se jemi për Perëndimin dhe këtë qëndrim ta mbrojmë me çdo çmim, qoftë edhe duke i bojkotuar institucionet. Natyrisht, këtë qëndrim nuk mund ta mbrojnë shqipfolësit që na përfaqësojnë sot, sepse ata – më shumë se dertin e kombit shqiptar në Maqedoni – e kanë hallin si të shpëtojnë nga “bombat” e Mijallkovit dhe të Zaevit.

3. Cila duhet te jeté përgjigja-veprimi i BDI-se ndaj Gruevskit ne keto momente?
BDI-ja, me këtë strukturë përfaqësuese e ka të pamundur të bëjë çfarëdo hapi kundër rusizimit të Maqedonisë. Ata janë të kapur deri në fyt në skandale korrupsioni dhe skandale të tjera. Andaj, nëse vërtet do të kishim shkuar aq larg më imagjinatën tonë në stilin “çfarë do të bëhej po të ishte ndryshe?!”, i bie të themi se BDI-ja do të duhej së pari ta pastronte oborrin e saj nga të gjithë lojtarët që i mban Gruevski në grusht e pastaj ta kushtëzojë pjesëmarrjen e shqiptarëve në qeverisje me zgjidhjen a afatizuar të çështjes së emrit dhe integrimin e vendit në NATO. Në të kundërtën, duhet të braktiset qeveria dhe të shkaktohet krizë politike që detyrimisht do të prodhonte përfaqësim politik më të ndjeshëm ndaj aspiratave të qytetarëve të Maqedonisë, veçmas atyre shqiptarë, të cilët ajo duhet t’i përfaqësojë. Por, krejt kjo bie në raftin e rrëfimeve fantastike, sepse në të vërtetë ajo parti është aq shumë e kapur, saqë krejt kjo është vetëm supozim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *