Home / Lajme / Maqedoni / Gështenjat e pjekura me kushte moderne (VIDEO)

Gështenjat e pjekura me kushte moderne (VIDEO)

Tetovë, 27 Tetor – Kësisoji, Femi Behadini, nga Tetova, në afërsi të rrethrrotullimit për tek Teleferiku ka hapur një tezgë ku ofron gëshenjta të pjekura. Ai ndonëse me një investim të vogël ka arritur të bëjë një vend atraktiv ku shumë qytetarë blejnë gështenja të pjekura në këtë kohë.

Vjeshta është periudha kur pjesa dërmuese e qytetarëve gjejnë mënyra të ndryshme për të bërë biznese të vogëla apo për të siguruar mbijetesën gjatë dimrit. Kështu në shumë pjesë të Tetovës përmes tezgave të improvizuara ushtrojnë biznesin e tyre të vogël. Në ndërkohë, disa kanë vendosur që të modernizojnë biznesin e tyre, njofton Televizioni Koha.

Kësisoji, Femi Behadini, nga Tetova, në afërsi të rrethrrotullimit për tek Teleferiku ka hapur një tezgë ku ofron gëshenjta të pjekura. Ai ndonëse me një investim të vogël ka arritur të bëjë një vend atraktiv ku shumë qytetarë blejnë gështenja të pjekura në këtë kohë. Është dicka që për herë të parë funksionon ne qytetin tonë dhe nga pamja që shfaq ky vend bën që numri i vizitorëve dhe blerësve të ritet bindshëm u shpreh pronari Femi Behadini, transmeton Televizioni Koha.

Pronari gjithashtu u shpreh për Televizionin Koha i kënaqur nga interesimi madh që ka nga ana e blerësve dhe shpreson që edhe në të ardhmen të vazhdojë I njejti ritëm. Ne qytetin e Tetovës mungonte nje vend atraktiv për shitjen e gështenjave të pjekura andaj kjo ishte rsyeja që na shtyu për të krijuar dhe ndërtuar ktë vend. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *