Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha e urrejtjes, problem shqetësues në Maqedoni

Gjuha e urrejtjes, problem shqetësues në Maqedoni

14 tetor-Sipas analizës, numri më i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes është nga aspekti etnik, religjioz dhe nacional, ku asnjë etnikum nuk kursehet me ç’rast ka edhe përleshje fizike.

Institucionet jo vetëm që nuk e dënojnë por as nuk luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes, përkundrazi e nxisin, thuhet në analizën e fundit në këtë temë të punuar nga Komiteti Helsinkut, në kuadër të projektit për luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Sipas analizës, gjuha e urrejtjes merr hov më të madh gjatë fushatës parazgjedhore, ndërsa e promovojnë edhe vetë politikanët.

“Ekziston vetëdije e ulët te qytetarët se çfarë në fakt paraqet gjuha e urrejtjes. Për këtë qëllim ne kemi ndërmarr disa aktivitete për ta ngre vetëdijen te qytetarët, prokuroria publike ka qasje të dobët drejt gjuhës së urrejtjes, definimi ligjor është shumë i dobët dhe nuk ka efekt. Projekti përmban aktivitete që përmbajnë lobim për prevenimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe rritjen e vetëdijes te qytetarët”, deklaroi koordinatorja e projektit Elena Brmbeska.

Sipas analizës, numri më i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes është nga aspekti etnik, religjioz dhe nacional, ku asnjë etnikum nuk kursehet me ç’rast ka edhe përleshje fizike.

Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë një trend në diskursin publik dhe në media, dhe me atë edhe nevoja për diskutime ndërmjet palëve relevante dhe të prekura bëhet gjithnjë e më e theksuar.

Keqpërdorimi i mediave në përhapjen e stereotipeve, paragjykimeve, stigmatizimit në inkurajimin e diskriminimit është një arsye për alarm, sidomos kur tendencat e tilla fshihen pas fjalës së lirë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *