Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata Supreme shënon 70-vjetorin e themelimit

Gjykata Supreme shënon 70-vjetorin e themelimit

29 tetor-Si pjesë e aktiviteteve për shënimin e jubileut do të mbahet konferencë rajonale e kryetarëve të gjykatave supreme të vendeve të rajonit me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut si parakusht i domosdoshëm për sigurimin e sigurisë gjyqësore të qytetarëve”.

Me akademi solemne dhe konferencë, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë 70-vjetorin e themelimit.

Në akademinë solemne fjalim do të mbajë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, kryetarja e Gjykatës Supreme Lidija Nedellkova, përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, kryetarë dhe gjykatës të gjykatave supreme të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Si pjesë e aktiviteteve për shënimin e jubileut do të mbahet konferencë rajonale e kryetarëve të gjykatave supreme të vendeve të rajonit me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut si parakusht i domosdoshëm për sigurimin e sigurisë gjyqësore të qytetarëve”.

Gjykata Supreme e organizon konferencën në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *