Home / Lajme / Maqedoni / Goshev : Do të dalë një aferë më e madhe se e Telekomit

Goshev : Do të dalë një aferë më e madhe se e Telekomit

01 tetor – Sipas tij, do të kemi aferë të re me liberalizimin e tregut energjetik i cili po ndodh me të njëjtin model

Sipas tij, do të kemi aferë të re me liberalizimin e tregut energjetik i cili po ndodh me të njëjtin model

Ish-guvernatori i Bankës Popullore Petar Goshev ka deklaruar se në aferën “Maxhar Telekom”, janë vjedhur mbi 700 milion euro nga qytetarët dhe kompanitë, të cilët kanë paguar tre deri në katër herë çmime më të mëdha për shërbimet.

“Këta Telekomit i kanë siguruar së paku 7 vite monopol, në ato 7 vite, i kanë rritur rrogat për 300 deri në 400 për qind, me numër më të vogël të punësuarve. Vlerësimi im minimal është se, së paku 100 milion euro në vjet janë fshehur.”, ka deklaruar Goshev, në promovimin e librit “Largohu” (tetë letra deri tek Nikolla Gruevski”.

Sipas tij, do të kemi aferë të re me liberalizimin e tregut energjetik i cili po ndodh me të njëjtin model.

“Janë blerë politikanë, njerëz të qeverisë që ta anulojnë liberalizimin e tregut energjetik. Kujt i shkon përshtat anulimi i liberalizimit të tregut energjetik? EVN, sipas disa përllogaritjeve, përfiton mbi 20 milion euro, për arsye të shtyrjes së liberalizimit. Këta 20 e më tepër milion do t’i paguajnë qytetarët dhe kompanitë, të gjithë që shpenzojnë energji elektrike. Kush e sjellë vendimin për shtyrjen e procesit të liberalizimit? Qeveria dhe disa njerëz në qeveri dhe kjo kalon”, ka shtuar Goshev, duke konfirmuar informacionin që para një jave e plasoi “Lajm” e që flet për një aferë më të madhe se “Telekomi”.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse, që thotë se për momentin nuk ekzistojnë, duhet vetëm të hetojnë kush dhe sa mito ka pranuar për këtë shtyrje.

“Vetëm këta dy shembuj tregojnë se këta afera kanë prekur shifrat e miliarda eurove”, tha Goshev.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *