Home / Lajme / Maqedoni / Grubi: Në KSHZ do të votohet me koncenzus

Grubi: Në KSHZ do të votohet me koncenzus

15 tetor-“I fituam të gjitha betejat për të gjitha vendimet të cilat do t’i sjellë KSHZ-ja. Do të duhet të votohet me koncenzus. Ky është një lloj Badinteri, ku maqedonasti patjetër duhet ta marrin edhe mbështetjen e partive shqiptare në KSHZ, për të miratuar një vendim”, theksoi Artan Grubi.

Është arritur ujdi për diasporën, për vendosje në Komisionin Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ) dhe për Listën zgjedhre, ka thënë deputeti i BDI-së Artan Grubi, pas përfundimit të djeshëm të takimit të grupit punues, ndërkohë që lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka braktisur takimin nga fundi duke deklaruar se Marrëveshja e Përzhinos nga dje “nuk është funksionale dhe aktive”, njofton gazeta “Lajm”.

“I fituam të gjitha betejat për të gjitha vendimet të cilat do t’i sjellë KSHZ-ja. Do të duhet të votohet me koncenzus.

Ky është një lloj Badinteri, ku maqedonasti patjetër duhet ta marrin edhe mbështetjen e partive shqiptare në KSHZ, për të miratuar një vendim”, theksoi Artan Grubi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *