Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski akuzon LSDM per Badenterin ne KSHZ

Gruevski akuzon LSDM per Badenterin ne KSHZ

12 Tetor – -Kryeministi, Nikolla Gruevski për herë të parë në historin e vet pranon se në 50 përqind të komunave në Maqedoni do të bllokohen

-Kryeministi, Nikolla Gruevski për herë të parë në historin e vet pranon se në 50 përqind të komunave në Maqedoni do të bllokohen të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet ardhshme parlamentare dhe komunale në vendin tonë.

Kjo sipas tij do të ndodh në zgjedhjet e prillit për shkak se në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, vendimet për herë të parë do të miratohen me shumicë të dyfishtë që ështe njohur si Badenter raporton ZHURNAL.

Ai këto komente i ka bërë në intervistën dhënë Televizionit Sitell. Gruevski është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij VMRO-DPMNE do të fitoj bindshëm zgjedhjet duke paralajmëruar në mënyr indirekte se do të fitoj mbi 70 deputetë.

Kryeministri, gjatë kësaj interviste tregon qartë revoltën ndaj Marrëveshjes së Përzhinës e cila parasheh që diaspora mos të ketë të drejtën për të votuar.
Ai thotë se me këtë VMRO-së i bëhet padrejtësi se i meren 3 deputet të sigurtë.

Gruevski flet edhe për investimet e huaja. Ai madje flet se gjatë mandatit të tij ka punësuar 75 mijë qytetar nga Maqedonia dhe vendi ka arritur rekordin e papunësisë që nga viti 1991 e deri më sot raporton ZHURNAL

Ndryshe në kolumnën e fundit të gazetarit Dragan Pavllovic Llatas mund të lexohen të gjitha shqetësimet identike të kryeministrit, Gruevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *